Hervin Çuli e akuzoi, gazetari: Gati për testin e drogës, përballemi në gjykatë

FB_IMG_1452942691405
Pas incidentit të mbrëmshëm në hollin e Teatrit Kombëtar, drejtori Hervin Çuli tha për Panoramën se gazetari Eni Shehu ishte i dehur dhe i droguar. Ka reaguar sot gazetari duke u shprehur se është gati të bëjë testin për lëndë narkotike.
“Po, jam gati të bëj testin e drogës madje të përballem në gjykatë me shpifësin Hervin çuli, i cili ka tentuar të prishë rëndë imazhin dhe besueshmërinë e profesionit që unë ushtroj, atë të gazetarit!”,-shkruan ai.
Dje televizioni AbcNews i kërkoi ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama, shkarkimin e drejtorit Hervin Çuli nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar, pas incidentit të ndodhur mes tij e gazetarit në ambjentet e institucionit. Gazetari u nxor forcërisht nga teatri, duke mos u lejuar të ndjekë pjesën e dytë të shfaqjes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *