Hebrejtë që u kthyen në katolikë nga martirët shqiptarë edhe për t’i shpëtuar holokaustit

 

Famullia e kishës katolike e Tiranës ishte ndër famullitë më të rëndësishme të Shqipërisë për vetë faktin se ishte pjesë e institucioneve qendrore qeveritare, parlamentare, diplomatike, kulturore, ekonomike, shoqërore etj. të kryeqytetit të vendit. Prej vitit 1938 e deri më 1947 kjo famulli drejtohej nga famullitari, prifti kosovar Dom Shtjefën Kurti. Studimi i qindra e mijëra shkresave, korrespondencave, letrave, buletineve, raporteve, të kësaj famullie që gjenden në Arkivin e Shtetit, janë vendimtare për të hulumtuar historinë e kësaj periudhe. Kjo edhe për faktin se brenda këtyre viteve ndodhen ndryshime dramatike si rënia e ish-Mbretërisë së Zogut, pushtimi italian e më vonë nazist, ardhja në pushtet e ×tuesve të Luftës së Dytë Botërore. Periudha e sipërcituar shënon prurjet më të mëdha të hebrenjve nga vendet fqinje, Evropa Qendrore e vise të tjera të nxehta antisemite, duke gjetur strehë e mbrojtje tek shqiptarët. Sipas studimit të prof. dr. Shaban Sinani, të titulluar “Në Shqipëri s’ka pasur holokaust”, janë mbi 2264 hebrenj që kanë hyrë në Shqipëri para dhe gjatë Luftës. Po të studiojmë dosjet e shumta të fondit “Arqipeshkvia Durrës-Tiranë, famullia e kishës katolike, Tiranë” në Arkivin Shtetëror, do të befasohemi nga disa dokumente zyrtare në të cilat shkruhej se “disa hebrenj të ardhur në Tiranë kërkonin, nëpërmjet procedurave liturgjike, ndërrimin e fesë së tyre hebraike në katolike”. Në këto rrethana natyrshëm lindin disa pyetje. Cili ishte roli i famullisë dhe i drejtuesit të saj, Dom Shtjefën Kurti, në këtë proces? A ishte kisha katolike e Tiranës pjesë e ndërgjegjes dhe e solidaritetit human të popullit të cilit ajo i shërbente? Pse famullitari i saj, Dom Shtjefën Kurti, siç rezulton nga dokumentet, duke thyer të gjitha afatet procedurale mjaft të ngurta të konvertimit fetar, u hiqte pasaportën hebraike hebrenjve duke i pajisur ata me “pasaportë” katolike? Për këto le të analizojmë disa dokumente autentike të kësaj famullie. Me shkresën nr. 458/43, dt.22.VII.1943 të zyrës famullitare të kishës katolike Tiranë, ×rmosur nga famullitari Dom Shtjefën Kurti, drejtuar zyrës ordinariate të Arqipeshkvisë Durrës thuhet: “Venko Verah, çifut prej Shkupi, asht përgatit në mësimin e fes sonë ma se miri prej Atë Pjeter Meshkalles, edhe nep sheje te mira konvikcioni. Kejo Zyrë Famullitare kërkon leje me e pagzue”. Shërbyesi i kësaj Zyre Ordinariate, Famullitari (Dom Shtjefen Kurti). Me po atë datë, 22 korrik 1943, me shkresën nr. 348/43, Curia Archiepiscopalis Durrachiensis i përgjigjet zyrës famullitare Tiranë: “Mbasi kenka gatue ma se miri e po nepka sheje te mira konvikcioni, në ditën qi t’u duket ma e përshtatshme mundeni me i dhanë Pagëzimin Shejt çifutit prej Shkupit Venko Verah. Vinçenc Prendushi – Arqipeshkev”. Poshtë kësaj letre lexojmë shënimin: “U muer ditën 31.7.1943” dhe më poshtë: “Ditën 3 gusht 1943 , Venko Verah kje pagzue e u regjistrue ne Librin e te Pagzuemeve me numrin 138”. Të dyja shënimet ×rmosur Dom Shtjefën Kurti Siç shihet, kërkesa për leje pagëzimi nga famullia e Tiranës dhe miratimi nga Arqipeshkvia në Durrës është bërë brenda ditës. Kuptohet, ka pasur një interesim direkt, personal dhe dërgim dorazi i kërkesës dhe marrjes së përgjigjes, pa pritur kohën e gjatë me postë. Pas 10 ditësh çdo gjë ishte përfunduar dhe Venko Verah ishte konvertuar në katolik. Gjithashtu, me shkresën 324/43, dt. 11.VI.1943, nga famullia e Tiranës kërkohet miratimi “me marrë sakramentin e pagzimit nesër, nata e Rrrshajve, për 5 çifuten te tjerë” Po kështu kemi kërkesën me shkresë nr. 565/43, dt. 2 shtator 1943, nga famullia e Tiranës për “Zojushen Olga Nikolic, e bija e Blogota e Danica Kovacevic, lindur në Tandi (USA) me 22 korrik 1913, ardhur në Tiranë prej Kotorrit për me u ba katolike”, shkruan Prof. dr. Shaban Sinani. Tre meshtarët e lartpërmendur patën fatin e mëposhtëm: Dom Shtjefen Kurti u pushkatua nga komunistet në vitin 1970 pasi pagëzoi një fëmijë. Atë Pjetër Meshkallla u burgos dy herë dhe u lirua nga burgu në vitin 1988. Monsinjor Vinçens Prennushi u burgos dhe vdiq në burg në vitin 1949.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *