Si është e mundur që ka harta të lashta, prehistorike, që paraqesin rajone të planetit tonë, si Antarktida pa akull, dhe që janë krijuar mijëra vite më parë? A u përkisnin këto harta qytetërimeve përpara përmbytjes së madhe, të cilët banonin planetin tonë që përpara historisë së shkruar?
Periudha Antediluviane, është periudha përpara përmbytjes së madhe. Në bibël, kjo periudhë është ndërmjet rënies së njeriut dhe përmbytjes së Noas, ose historisë së përmbytjes së madhe, siç rrëfehet tek Gjeneza. Megjithatë, historitë për një përmbytje të madhe nuk janë të pranishme vetëm në Bibël, por ato mund të gjenden në besime të ndryshme fetare, me origjinë mijëra vite më parë.
Në fakt, rrëfimet më të hershëm të një përmbytje të madhe i gjen tek Sumerët e lashtësisë, dhe deri në vitin 200 para Krishtit. Tekstet e lashtë të gjetur në tabletat e argjilës të Sumerëve jo vetëm përshkruajnë një histori Antediluviane, por flasin edhe për krijimin e njeriut, dhe se si “perënditë” ndërhynë në mënyrë të pabesueshme:
“Nuk kishin kaluar as dyqind vite, kur toka u zgjerua dhe njerëzit u shtuan. Toka ziente si një dem. Zoti u shqetësua nga zhurma e tyre. Enlili e dëgjoi poteren e tyre.
Dhe u tha Zotave të mëdhenj: ‘Zhurma e njerëzimit është bërë shumë e fortë për mua. Me poteren e tyre, më lënë pa gjumë. Ndërprija furnizimet njerëzve. Le të ketë mungesa të jetës në planet, që të mso kënaqet oreksi i tyre. Adadi [tjetër ëngjëll mbrojtës] duhet të ndërpresë shiun e tij, dhe poshtë, vërshimet [vërshimet e rregullt të ujërave që e bënin tokën pjellore] nuk duhet të ngrihen nga humnerat. Të fryjë era dhe të thajë tokën. Të trashen retë, por të mos lëshojnë shira. Të pakësohen të korrat e tyre. Të mos ketë gëzim mes tyre”.
Ia vlen të përmendet që, sipas tabletëve sumerianë, pak përpara se përmbytja e madhe të godiste tokën, “Zotat” e lanë planetin për të qenë të sigurt “në qiej”, e për t’u rikthyer pas përmbytjes.
Këto histori që zakonsht quhen “mite” nga studiuesit, flasin për një kohë kur planetin tonë e banonin qytetërime të ndryshme, me kultura dhe popuj që jetonin mbi Tokë përpara se historia të shkruhej, një periudhë e humbur ngjarjesh prehistorike, mbetjet e të cilës po i rigjejmë dalëngadalë sot.
Por historitë e Përmbytjes së Madhe nuk janë e vetmja provë që mbështet teorinë se qytetërime të përparuar kanë qenë këtu shumë kohë përpara nesh. Ka edhe shumë zbulime të tjera që mbështet idenë e qytetërimeve antediluviane. Fakti që ka shumë sende të zbuluara në të gjithë planetin, tregon se historia, ashtu si na është mësuar, është krejt gabim.
Harta si ajo e Piri Reis janë vërtetuar nga studiuesit, të cilët kanë mbetur të shastisur dhe nuk mund ta shpjegojnë saktësinë e tyre dhe nivelin e detajeve. Disa prej tyre janë krijuar sikur dikush ka qenë në gjendje ta shohë tokën nga lart, përpara se të realizonte hartat…
Ia vlen të përmendet se harta e Piri Reis u krijua bazuar në harta të tjera shumë më të vjetra, nga rajone të ndryshme përreth botës. Po cfarë na thonë hartat si ajo e Piri Reis? Ato ofrojnë prova të forta se në të kaluarën e largët, qytetërime me dije kartografike të pabesueshme, kanë ekzistuar mbi Tokë. Duket se këta qytetërime të lashtë kishin parë pjesë të botës, që sot janë të mbuluara me akull: Antarktida për shembull, që do të thotë se cilido që i krijoi këto harta, duhet t’i ketë parë këto pjesë të botës atëherë kur klima ishte shumë ndryshe, një periudhë e historisë së planetit tonë që i paraprin epokës së fundit të akullit. Harta e Piri Reis u krijua rreth vitit 1520 dhe përvec se shfaq Antarktidën pa akull, ajo paraqet me saktësi gjeografinë e Kontinentit Amerikan me një saktësi të tillë, saqë duket se është bërë me ndihmën e fotografimeve ajrore. Eshtë interesante që kjo hartë u ekzaminua prej Zyrës hidrografike të Marinës së SHBA dhe vërtetësia e saj u konfirmua. Harta u konsiderua e saktë dhe e vërtetë e madje u përdor edhe për të korrigjuar gabime në hartat moderne.
Por… kush e krijoi hartën e Queen Maud Land në Antarktidë, 6000 vjet më parë? Cili qytetërim i njohur e kishte teknologjinë, apo nevojën për ta bërë këtë?
Informacioni gjeografik që përmban harta tregon se një pjesë e materialit burimor të saj i përket 5000 viteve më parë. Ndërkohë që Piri Reis nuk është një hartë që besohet se i paraprin përmbytjes së madhe, ajo është krijuar duke përdorur harta që janë më shumë se 5000-vjecare.
Një letër interesante e Zyrës së Marinës flet për hartën e Piri Reis, ku kapiteni lorenzo Burroughs shkruan: Përputhja e hartës së Piri Reis me profilin sizmik të kësaj zone, të realizuar nga ekspedita norvegjezo-britaniko- suedeze në vitin 1949, të bën të mbërrish pa asnjë dyshim, në konkluzionin që hartat origjinale që kanë shërbyer si burim duhet të jenë realizuar përpara se sa mbulesa e akullt e Antarktidës mbuloi brigjet e Queen Maud Land. Megjithatë, tërheqin vëmendjen harta të tjera, si Zeno, e cila i paraprin hartës Piri Reis, ku shfaqen qartë brigjet e sotme të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës, Skocisë dhe Gjermanisë. Vec kësaj, hartat Zeno përfshijnë gajtësinë dhe gjerësinë e saktë gjeografike të një numri ishujsh. Përse është kjo e rëndësishme? Sepse që të përcaktosh gjatësinë, duhet të përdorësh kronometër, një pajisje që u shpik në vitin 1765. Edhe më e pabesueshme, harta Zeno duket se paraqet topografinë e Groenlandës së sotme, pa akullnaja, që do të thotë se dikush e ka parë Groenlandën përpara epokës së akullit. “Duket se informacion i saktë është përcjellë mes njerëzve. Duket se hartat e kanë fillesën tek një popull i panjohur dhe ato janë përcjellë, ndoshta nga minoanët dhe fenikasit, të cilët për më shumë se një mijë vite ishin lundërtarët më të mirë të botës së lashtë. Ne kemi prova se ato janë grumbulluar dhe studiuar në librarinë e madhe të Aleksandrisë dhe përmbledhjet e tyre janë kryer prej gjeografëve që kanë punuar aty. Edhe më të rëndësishme janë hartat e krijuara nga Iehudi Ibn ben Zara. Harta e tij e realizuar rreth vitit 1487 paraqet disa rajone të Britanisë të mbuluar me akuj. Harta paraqet edhe ishuj në Detin Mesdhe dhe Egje. Këta ishuj ekzistojnë ende sot, por vetëm nën ujë, duke lënë të kuptohet se cilatdo harta që janë përdorur për të krijuar grafikët kartografikë të 1487-ës, ato janë të një kohe kur gjeologjia e planetit tonë ishte shumë ndryshe, domethënë një kohë përpara përmbytjes së madhe.
Këto harta të lashta ofrojnë shumë enigma dhe pikëpyetje dhe shumë pak në mos aspak përgjigje, që do të thotë që në një të kaluar të largët, mbase 10000-12000 vite më parë, ekzistonin qytetërime të përparuar në Tokë, të cilët kishin ngritur qytete të pabesueshëm, kishin arritur gjëra të mëdha, dhe kishin eksploruar planetin me një saktësi të jashtëzakonshme. /Në shqip nga bota.al