Hapja e edicionit të III-të të “Netët e leximit të dramës shqipe”

Nga data 3 Nëntor 2016 deri në datën 28 Dhjetor 2016 Teatri Kombëtar organizon mbledhjen e materialit dramatik për edicionin e III-të të “Netët e leximit të dramës shqipe”. Janë të lutur të gjithë dramaturgët shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe diasporë të paraqesin veprat e tyre brenda këtij harku kohor.

Në sekretarinë e Teatrit Kombëtar duhet të dorëzohen 2 kopje të printuara të veprës dramatike dhe një kopje në variantin elektronik në adresën info@teatrikombetar.gov.al
Në këtë edicion janë të papranueshme të gjitha veprat dramatike të cilat janë paraqitur në dy edicionet e mëparshme, me përjashtim të rasteve kur vepra në fjalë paraqitet dhe mbrohet nga një konceptim i mirëfilltë regjisorial.


Secili autor ka të drejtën e prezantimit me vetëm një vepër dramatike. Dy shtyllat kryesore për seleksionimin përfundimtar janë: vepra e shkruar dhe garancia regjisorjale.
Të drejtën për të hyrë në fazën e parë të seleksionimit e kanë edhe ato vepra të traditës apo bashkëkohore shqiptare, të cilat vijnë si propozim i regjisorëve që nëpërmjet trajtimit të tyre regjisorial mendojnë se arrijnë parametrat e duhura për skenën dhe publikun e Teatrit Kombëtar.

Në rastin kur vepra dhe arsyetimi regjisorial kalojnë fazën e parë të seleksionimit, regjisori vetë, me ndihmën e stafit dhe trupës së Teatrit Kombëtar realizon leximin në publik të veprës. Në këtë rast përveç 2 kopjeve të printuara të veprës që dorëzohen në sekretari, dhe kopjes elektronike në adresën info@teatrikombetar.gov.al , duhet dhe një CV e autorit dhe një CV e regjisorit si dhe një material i përmbledhur mbi arsyetimin regjisorjal të veprës së paraqitur. Edicioni i III-të i “Netët e leximit të dramës shqipe” në fazën përfundimtare, atë të leximit, do të shtrihet në një hark kohor 6-mujor, Janar-Qershor 2017.

Teatri Kombëtar do të marr përsipër paraqitjen e 1 ose 2 veprave të lexuara gjatë muajve të lartë përmendur. Kjo për arsye të përfshirjes së aktivitetit brënda periudhës së sezonit artistik dhe për të krijuar një hapsirë kohore të nevojshme nga leximi në lexim.
Paraqitja e propozimeve regjisor + autor është një kusht i Teatrit Kombëtar. Ju lutemi ta pranoni këtë ftesë të Teatrit Kombëtar si një bashkëpunim për shpërfaqjen e veprës suaj.

Shënim: Slogani i Teatrit Kombëtar për sezonin 2017-2018, nëse cilësia e veprave të paraqitura do të përmbushë kërkesat artistike që kërkon skena më e madhe teatrore shqiptare do të jetë: “Sezoni i dramës shqiptare në TK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *