Pas tri edicioneve të suksesshme të Novelave Grafike në Ministrinë e Kulturës hapet ekspozita e veçantë Strip Art Al: Ekspozita e Novelave Grafike si një mjet për të prezantuar kulturën e zhanrit të artit të novelës grafike në fushat e strip art, comic book, manga dhe manhwa në Shqipëri, Në ekspozitë janë ftuar të marrin pjesë artistë të ndryshëm të rinj shqiptarë të cilët do të paraqesin dymbëdhjetë vepra. Qëllimi i ekspozitës në thelb është të njohë publikun shqiptar me këtë fushë arti. Me anë të projektit promovohet shprehia e kulturës shqiptare së artistëve të rinj mes artit me jo vetëm balada, por dhe me tregime të tyre origjinale, duke e kthyer këtë aktivitet edhe në një mundësi të re e të veçantë për të shprehur mendimet dhe besimet e tyre. Gjithashtu artistët e rinj mund të marrin frymëzim nga arti i paraqitur pasi në Shqipëri zhanri i novelës grafike nuk është shumë i njohur dhe shfrytëzohet pak. Krahas anës figurative, strip arti, comic book, manga dhe manhwa janë një mënyrë e përparuar për t’u drejtuar problematikave kulturore, ekonomike, fetare, politike dhe shumë fushave të tjera.
Mbështetur nga Ministria e Kulturës me artistet:Endri Myrtaj – Artworks -Gjergj Zhuka Vilson Haxhiraj Fatjon F. Alla Rei Pema David KryemadhiArdian Engjelli Bora Dollanga Gerta Oparaku Kliton Kadiu Florian Bregu Erbian Babaliu, EndRi BeQo
Kjo ekspozitë e cila organizohet nga EndRi BeQo , do të qëndrojë e hapur në Qendra Rinore e Tiranësderi më datë 31 mars.