Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale një imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit. Duke uruar të gjithë për një të djelë të këndshme, Rama shkruan se “kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur”.
“Ju uroj një të djelë të qetë me këtë imazh të Gurit të Legjendave të Përmetit, që shume shpejt do t’i rishfaqet qytetit i rilindur Përmes programit të Rilindjes Urbane kanë filluar punimet për rikualifikimin urban të hapësirës rreth Gurit, restaurimin e rrënojave të hershme mbi të, aksesin e sigurtë nga vizitorët dhe një ndriçim të magjishëm pas perëndimit të diellit. Kjo mrekulli e natyrës buzë Vjosës do të jetë kartvizita europiane e Përmetit të rilindur“, shkruan Rama.