Gruaja e harruar e Charles Dickens, figura e eklipsuar dhe keqgjykuar

Catherine ishte shkrimtare, aktore dhe kuzhiniere – por të gjitha këto u eklipsuan nga martesa e saj. Lucinda Hawksley, stër-stërmbesa e Catherine, eksploron kush ishte ajo me të vërtetë.

Në shkurt të vitit 1835, Charles Dickens festonte ditëlindjen e tij të 23-të. Catherine Hogarth, e bija e botuesit të revistës së tij, ishte një nga të ftuarit, shkruan BBC sipas Pasqyre.al.
Takimi duhet të ketë qenë “dramatik”: Catherine shpejt ra dakord që të martohej me të. Martesa e tyre u bë në Londër, më 2 prill 1836.

Martesa mes tyre do të ishte edhe shumë e lumtur edhe dëshpërimisht e trishtuar. Gjatë 15 viteve të ardhshme, Catherine do të kalonte 10 shtatzëni dhe të paktën dy aborte. E nisën si një çift i dashuruar, duke shijuar pushimet së bashku dhe përfunduan si një çift i paaftë për të jetuar në të njëjtën shtëpi, shkruan BBC sipas Pasqyre.al.

Përveçse nënë, Catherine ishte shkrimtare, aktore shumë e talentuar, e kuzhiniere e shkëlqyer dhe sipas fjalëve të burrit të saj, një shoqe e shkëlqyer udhëtimesh. Por si gruaja e një figure të tillë të famshme, ajo u eklipsua.
Me ekspozitën e re “The Other Dickens”(Dikensët e tjerë), Muzeu i Londrës “Charles Dickens” i ka kthyer Catherines identitetin e saj.

Si stër-stërmbesa e Catherine dhe Charles, unë kam bërë pjesën time të kërkimit mbi çiftin dhe familjen e tyre. Kam dalë me konkluzionet e mia se kush Catherine ishte vërtetë – dhe çfarë ka ndodhur mes saj dhe Charles, tregon ajo.
Shumë është shkruar në lidhje me martesën e Dickens dhe ndarjen tejet publike në vitin 1858. Në fillim të shekullit 20, dekada pasi të dyja palët kishin vdekur, debati u prir të vendosej në anën e Charles. Thashetheme të pakëndshme dolën se ai “kishte për t’u ndarë prej saj, për shumë arsye, duke përfshirë edhe fjalët se Catherine ishte e alkoolizuar (ajo nuk ishte në fakt)shkruan BBC sipas Pasqyre.al.

Në fillim të martesës së tyre, Catherine ishte mbështetje e burrit të saj nga ana sociale dhe ishte financiarisht superiore, por brenda një kohe shumë të shkurtër, Charles kishte kaluar nga një gazetar që punonte për babanë e Catherine, dhe ishte bërë një njeri kaq i famshëm sa veprat e tij i lexonte mbretëresha Viktoria. Brenda disa viteve të martesës së tyre, pikëpamjet e Charles- kishin filluar të ndikonin edhe mbi qëndrimet politike të vendit të tyreshkruan BBC sipas pasqyre.al.

Tani, për më shumë se një shekull, Catherine ka qenë e margjinalizuar dhe mbajtur mend keq si një grua e shurdhër, e trashë. Edhe në filmin për Dickens që është bërë, industria e filmit nuk është fokusuar te Catherine, por te Ellen Ternan, një vajzë e re mike e Dickens (një marrëdhënie që ishte në fund të fundit arsyeja pse ai u nda nga Catherine)./ Pasqyre.al

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *