Shkaktoi irritim dhe habi vendimi i gjykatës greke për shoferët e Ministrisë tonë të Punëve të Jashtme, që u kapën nga policia e Janinës duke transportuar abetare shqip. Njëri prej tyre ishte Altin Tafa, personi që shihni në foton më lart. Çuditërisht punonjësi i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme ka postuar në rrjetet sociale një foto duke puthur flamurin grek, disa muaj më parë. Tafa nuk është stereotipi që gjithkush kishte imagjinuar pas asaj që ndodhi me policine greke. Nuk dihet si e ka përjetuar ai ndalimin nga greket, por arrestimi dhe më pas dënimi i shofereve shkaktoi një skandal diplomatik. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme kërkuan sqarime nga pala greke dhe ngjarja u ndoq në vazhdimësi nga pala jone, pasi të dënuarit ishin punonjës të shtetit shqiptar, pavarësisht ndjenjave për njërin apo tjetrin komb. Sigurisht që shumë shqiptarë janë ndjerë të prekur nga sjellja e policisë dhe gjykatave greke, por duket se vetë protagonistët e ngjarjes kanë qenë njerëzit më të zhgënjyer nga ajo që bënë grekët, per vete dashurine qe tregojne ne kete foto.
(Lapsi.al)