Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme.
Gazetari Elvi Fundo është goditur nga dy persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet.
Aktualisht ai ndodhet në Spitalin Ushtarak.
Fundo është një gazetar pranë së djathtës, por që së fundmi ka bërë disa shkrime kritike kundër PD-së.
Gjithashtu, në faqen e drejtuar nga ai Citynews.al, ka pasur disa shkrime të forta kundër Ora News dhe pronarit të saj.
Megjithatë, për momentin nuk dihen motivet e vërteta dhe autorët e këtij sulmi.