Gjurmët e mbetura nga kalaja e Petralbës

Kalaja e Petralbës ndodhet mes fshatrave Gur i Bardhë dhe Fshat në Bashkinë Klos. E ndërtuar mbi një kreshtë malore në një lartësi rreth 800 m.

Së bashku me Kalanë e Xibrit kontrollonin rrugën Dibër-Qafë Murrizë.

Petralba dhe Stelushi ishin dy kështjellat kryesore të Kastriotëve në mesjetë.

Fillimet e veta ky fortifikim i ka që në antikitet të vonë, për t’u përfocuar sërish në shek.XV nga Skenderbeu. Për vlerat historike dhe arkeologjike që ruan kjo kala, në vitin 1973 merr statusin Monument Kulture i kategorisë së I.
Fotot nga inspektimi më i fundit në këtë sit nga DRKK Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *