Gjon Milli, nga vizatimet me dritë te vallet shqiptare në festat e Amerikës së viteve 1960″

Filmi dokumentar”LIGHT” , që i kushtohet mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili , i realizuar nga regjisoret e talentuara Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, me drejtor artistik Leander Ljarja, shfaqet me 5 dhe 6 Maj 2017, në orën 8.00 pm në Producers Club , që ndodhet në adresën: The Producers’ Club 358 W 44th St New York, NY 10036.
Ekipi realizues ka punuar më shumë se dy vjet, kanë kërkuar gjurmët e mjeshtrit të madh në Nju Jork, Boston, kanë takuar miq të Milit, ish- bashkëpunëtorë dhe nxënës të tij, kanë sjellë vlerësime dhe gjurmë jete. Filmi dokumentar “Dritë”, është përzgjedhur si një nga filmat konkurues në NYC Independent Film Festival, që ka nise në New York, prej 2 deri më 7 maj 2017.
Të Premten dhe të Shtunën shqiptarët e ndoqën filmin në orën 8 të mbrëmjes.
Për kureshtarët, kujtojmë se Gjon Mili ishte ndër miqtë e Faik Konicës. Falë tij u përfshi në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA. Madje në vitet 1926- 1930 ishte aktiv, pjesë e bordit, madje dy vjet arkëtar i Vatrës.
Regjisorja Yllka Gjollesha, duke folur për mediat tregoi për realizimin e dokumentarit: Ne takuam njerëz të famshëm dhe bashkëkohës të tij, të cilët kishin ndarë eksperiencat e tyre me fotografin shqiptar. “Të qenët shqiptar e bënte ekzotik”, kështu u shpreh ish-kolegu i tij në revistën e famshme LIFE, John Loengard, për Gjon Milin. E krejt i papritur për ne ishte Eliott Erwitt, një tjetër fotograf i LiFE magazine i cili kishte shumë për të na treguar për Milin. Edhe pse në një moshë të thyer, entuziazmi i tij ishte si i një të riu që kujtonte mësimet e marra prej tij dhe kërcimin e valleve shqiptare në festat e Amerikës së viteve ’60. Gjon Mili nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri, më 1946 i refuzohet viza e kërkuar pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, e në të njëjtin vit, ai fotografon ish-diktatorin Enver Hoxha, delegatin tonë në Konferencën e Paqes, duke mbajtur fjalimin e tij. Diçka më tepër do të preferoja të ishte pjesë e dokumentarit “Dritë” me regji dhe skenar Yllka Gjollesha dhe Suela Bako. Do të doja të falënderoja Qendrën Kombëtare Kinematografike QKK dhe bordin e saj për mbështetjen dhe besimin që pati te ne, për ta çuar përpara filmin tonë, Ambasadën USA, tek e cila nisi ky projekt e që falë saj ne hulumtuam konkretisht pjesë nga jeta e Gjon Milit.
MIT, Massachusetts Institute of Technology në Boston dha një mbështetje shumë të madhe mbi bashkëpunimin e tij me Harold Eugene Edgerton në eksperimentin e dritës stroboskopike ku sot në MIT ishte një nga lëndët bazë për studentët. Gjon Mili ishte pjesë e arkivave të tyre në procesin e punës të realizuar me inxhinierin Edgerton. Meri Treska shqiptaria inxhiniere kimike dhe pedagoge në MIT bashkë me inxhinierin Robert F. Vieth na kanë mundësuar materiale të shumta mbi këtë fakt, të cilat do të jenë pjesë e filmit dokumentar që pritet të dalë së shpejti. Është mjaft i rëndësishëm fakti që projekti ynë tashmë ka përmasa ndërkombëtare. Jemi përpjekur të jemi pjesë e çdo bashkëpunimi të rëndësishëm që ai pati në mbarë Amerikën dhe Europë. Faktet tregojnë se ai përgjatë gjithë jetës së tij udhëtoi në të gjithë botën, e për qendrën e saj zgjodhi Nju Jorkun.
Çdo foto e tij është një dokumentar më vete. Nuk të mjafton asnjë minutazh i përcaktuar për të eksploruar botën e tij nëpërmjet fotografisë që ai na ka lënë. Jam e lidhur me shumë prej fotove të tij por në pamundësi për t’i trajtuar të gjitha, kam zgjedhur disa prej tyre. Mili duhet të këtë qenë shumë i ndjeshëm, ai njihte mirë natyrën femërore dhe kjo duket qartë në delikatesën, sensualitetin që ai ka trajtuar tek ato që ka pasur personazhe në fotot e tij. Edhe një temë krejt të thjeshtë si: do të veçoja “How to sleep”, ai do ta sillte ndryshe. Magjike janë fotot “vizatimet me dritë” nga Pikaso. Një vepër të cilën Pikaso nuk e pati kurrë e që Gjon Mili e fiksoi me aparatin e tij. Ai gjendet përpara një gjeniu siç ishte Pikaso, por jo më pak gjeni është Gjon Mili, i cili këmbënguli që pjesë e zhvillimit të eksperimentit të ishte Pikaso. Ky moment zë një pjesë të rëndësishme në filmin tonë, i sjellë me fakte tashmë nga një tjetër vend i rëndësishëm për të, siç ishte Franca. Fakti që unë zgjodha të trajtoj figurën e tij është pa diskutim magjia që ka ai në foto, ku secila prej tyre lëviz dhe të tregon se brenda tyre ka jetë. E nëse në foton e tij shprehet qartë kjo ndjesi, atë herë jeta e Gjon Milit është pa diskutim mjaft interesante. Do të doja të citoja një pjesë nga Jean-Paul Sartri: Mili nuk fyen; ai pëlqen çdo gjë: të ngrënët, të pirët, vallëzimin. Harlemin e njeh më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun, më mirë se kushdo tjetër. Ai është njeri i lumtur. Të vret – më keq akoma, kërkon të robërojë…. Mili të mban në kurth të gjallë, në fotografinë e tij dhe ti vazhdon të luftosh me veten, si peshku në rrjetë. Mili është njeri i kurtheve. Ai është plot marifete e lëvizje mashtruese që të çarmatosin; çdo fotografi e tij është provë, përpjekje”. Në dokumentarin tonë drita, ashtu sikurse përfaqëson edhe titullin “Dritë” do të jetë shoqëruese përgjatë gjithë kohës. Drita si një element jo vetëm për të zbërthyer teknikën e tij në realizim, por edhe faktin se si Mili përpiqej të zbërthente personazhet e tij duke u dhënë atyre një imazh krejt tjetër nga fotografë të tjerë, duke u dhënë DRITË në atë pjesë që është më njerëzorja. Ai dinte të zgjidhte momentin e duhur. Ndihem me fat që po punoj për figurën e Gjon Milit dhe mendoj se më shumë sesa një femër nuk mund ta zbërthente askush. Vetëm një femër mund ta kuptojë delikatesën e tij. Duket qartë që edhe frymëzimi për të ka qenë femra”, tha Gjollesha.(Voal)

received_120332000622304983 images

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *