Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka postuar në Twitter disa foto nga Gjirokastra ku shpreh dhimbjen e ndoshta edhe dorëzimin ndaj dëmit që i është bërë këtij qyteti.
Edhe pse ministria e ka shpallur Gjirokastrën të parën dhe si emergjencë sa i përket “kthimit në indetintet”.
Por pas fotos së djeshme në Twitter, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë i liston disa fakte interesante ministres se kush e ka shkatërruar Gjirokastrën.
Ja çfarë shkruan Forumi:
Ministrja Kumbaro shkruan sot per Gjirokastren: “Ah ç’i punuan Gjiros ne 25 vjet! Trup e shpirt te sakatosur…”.
Por ne keta 25 vjet, 3 vjet ka qene ajo vete ministre, 2 vjet ka qene minister kryeministri i sotem Edi Rama, 2 vjet te tjera ka qene minister i kultures Blendi Klosi, qe eshte edhe sot ne Kabinet bashke me Mirelen. Ne keta 25 vjet, 12 vjet kane qene qeveri te djathta dhe 13 vjet qeveri te majta, nder te cilet prej 3 vjetesh eshte kryeminister Edi Rama, 2 vjet ka qene kryeminister Ilir Meta dhe 2 vjet ka qene Pandeli Majko. Per gati gjithe cerekshekullin qe ankohet ministrja, ne Gjirokaster kane qene kryetare bashkie nga Partia Socialiste, nder te cilet 8 vjet ka qene kryetar prefekti i sotem i Gjirokastres, 3 vjet ka qene kryetar bashkie Bashkim Fino, e c’te rreshtojme me tej.
Dhe po permendim ketu vetem ata qe jane ende ne politike aktive dhe qe ulen cdo dite per te rilindur Shqiperine bashke me zj. Kumbaro, e cila sot papritur ndjehet “trup e shpirt e sakatosur” me c’i kane bere Gjirokastres ajo dhe koleget e saj.
Lesh harapi kjo pune !