Gjirokastra lexon me Kadarenë

big_img_9659

Ditëlindja e 80-të e shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare do të nisë në moton “Gjirokastra lexon me Kadarenë”, konceptuar si një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, te moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë vizitorë të vlerave të trashëgimisë dhe kulturës.
“Gjirokastra lexon me Kadarenë” do të jetë sipari i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjallë të romaneve në hapësirat publike.
Leximi- Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.
Ideuar si një ngjarje që afron rrëfimin e shkrimtarit për një audiencë të madhe, duke frymëzuar dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptuar rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike do të pasohet me aktivitetet e tjera artistike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër në datat 28, 29 dhe 30 janar, një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët , ndërtuar jashtë çdo ligji të ubanistikës .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *