Gjiri i Bukenvileve, një oaz mesdhetar brenda Sarandës

Saranda është gati për verë, por siç është tradicionale ndër ne, edhe këtë vit ka munguar planifikimi. Ndonëse sezoni është hapur, Saranda, destinacioni nr 1 i turizmit në vend, nuk ka mbyllur ende punët. Kjo e metë në fushën e turizmit ka kosto të cilat paguhen.

Turizmi është produkt i cili shitet në tregjet ndërkombëtare dhe kërkon standarde të cilat po qe se nuk kalojnë nëpërmjet një procesi planifikimi shumë serioz, është e pamundur të arrihen. Sipas operatorëve turistikë të zonës, mungesa e planifikimit ndikon në pamundësinë për të pasur seriozitet në kontratat e furnizimit, duke filluar nga furnizimi me energji elektrike, ujë dhe deri tek furnizimi me materiale konsumi cilësore.

1-18

Vështirësitë me të cilat përballen turistët dhe operatorët turistikë 

Disa prej këtyre vështirësive ka të bëjë me infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ujit, vështirësitë e lidhjeve në rrjetin elektrik ose kualiteti i ulët i rrymës elektrike, dhe po kështu edhe me ujin. Ujë me botë pa fund dhe me kosto shumë të lartë. Uji sot në Sarandë me botë kushton po aq sa kushton uji në një ishull grek, që ujin e transporton me traget.

Transporti rrugor vazhdon të jetë problem me gjithë përmirësimet që ka pasur në këto vite. Kalimi i Llogarasë vazhdon të jetë një traumë për autobusët e turistëve, për shkak të mungesës së sinjalistikës, mbrojtëseve të rrugës dhe kthesave. Ndërkohë, Qafëmuzina mbetet një 45 minutësh i vështirë për të gjithë turistët e ndjeshëm ndaj kualitetit të keq të rrugës.

Mungesa e një aeroporti ndërkombëtar e bën Sarandën vështirë të arritshme, pavarësisht se është një destinacion me minimalisht 3 ditë turizëm kulturor e historik, me Butrintin, Finiqin, Syrin e Kaltër e Gjirokastrën pranë.

Turistët ndërkombëtarë, kryesisht, vijnë nga aeroporti i Korfuzit, duke humbur minimalisht 2 ditë turizëm atje.

Porti i Sarandës akoma nuk është një port serioz i hyrjes së turistëve. Përveç linjës me Korfuzin, e cila dhe ajo është shumë e rrallë dhe me orare të vështira për të qenë në ndihmë të turizmit, nuk ekzistojnë linja të tjera të rregullta. Përveç mungesës së linjave të rregullta, mungojnë edhe shërbimet charter dhe taksitë e detit, që do të ndihmonin shumë në mobilitetin e turizmit. Infrastruktura njerëzore vazhdon mbetet problem i madh. Riaktivizimi i shkollave profesionale të turizmit ka qenë hap i madh, por akoma nuk ndjehen frytet e kësaj pune të bërë në këtë drejtim. Mungojnë njerëzit e trajnuar në çdo zanat kuzhine, housekeeping, reception management etj.

Lidhjet Bashki-Biznes

Operatorët turistikë ankohen se mungon ende një strategji kombëtare që integron burimet dhe mundësitë në fushën e turizmit si një nevojë kombëtare.

Por ata theksojnë se, ndërkohë, ka një vetëdijesim shumë serioz nga ana e pushtetit lokal në raport me turizmin.

“Është shumë e rëndësishme që administratorët lokalë, tashmë janë në krye të betejës për të prodhuar sa më shumë produkt turistik në bashkitë e tyre.

Ata janë gjenerata e administratorëve lokalë të dijshëm që bashkia është partnere me sipërmarrësit dhe që vlera e një bashkie matet me sa produkt prodhon. Ata përpiqen bashkë me ne që të maksimizohet si gjatësia, ashtu edhe cilësia e sezonit turistik. Gjej rastin të shpreh falënderimet si për kryetaren e Bashkisë së Sarandës, znj. Floriana, ashtu edhe për kryetarin e Bashkisë së Himarës, z. Goro. Problemet infrastrukturore që ata trashëgojnë janë pjesë e mungesës së një analize strategjike që shteti duhet të bënte për ritmet e rritjes dhe orientimet e zhvillimit.”-shprehet Arbër Perolli, menaxher i kompleksit “Gjiri i Bukenvileve”.

Hoteli me pesë yje, i pari i llojit të vet, në qytet

“Biznesi që unë përfaqësoj dhe që hedh në treg sivjet, hotelin me 5 yje ‘Gjiri i Bukenvileve’, në Sarandë, ka si përparësi: Njohjen e thellë të tregut zhvillimor dhe turistik në Shqipëri, Kosovë dhe rajon,” – thotë për dritare.net, Arbër Perolli menaxher i kompleksit.

2-16Bougainville Bay

Duke qenë një degëzim i një kompanie që zhvillon me sukses zona rezidenciale dhe turistike në të gjithë Shqipërinë, ne kemi avantazhin e të qenit në dije të thellë të cilësive klimaterike, gjeografike, kulturore, legale dhe ekonomike të hapësirave ku ne zhvillojmë hotele apo struktura turistike. Në mungesë të kësaj, është shumë e lehtë të gabosh me investimet në fushën e turizmit. Kjo është edhe arsyeja pse shumë kompani të mëdha dështojnë në mundësinë për të zhvilluar hotele në Shqipëri .

Pikërisht se ato nisen nga planet e fisibilitetit për bankë, dhe jo nga një analizë e plotë kulturore, ekonomike, legale dhe bile edhe analizë e mentaliteteve lokale. Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e shtetit, por me faktin që turizmi nuk është një produkt i izoluar që e jep vetëm kompania që ushtron aktivitet turistik, por një produkt komunitar dhe kombëtar, ku kompania duhet patjetër të ndajë arsyet zhvillimore me komunitetin lokal.”

Bougainville Bay

Gjiri  Bukenvileve

Resorti ‘Gjiri i Bukenvileve’ është ndër strukturat turistike shumë të rralla në Shqipëri, me kapacitet të planifikuar për afërsisht 700 vetë, 230 persona në hotel dhe 470 në apartamente dhe vila turistike, ndër pak hotelet me 5 yje në qytetin e Sarandës. Pra madhësia e strukturës turistike lejon standarde ndërkombëtare në tregun e turizmit sepse një nga pengesat e turizmit në Shqipëri, është numri i vogël i shtretërve.

‘Gjirin e Bukenvileve’ ofron një numër të madh restorantesh dhe baresh brenda strukturës: Restorantin e Diellëzës, Restorantin e Verandës së Diellit, Restorantin e Luleve dhe Vinotekën, përveç bareve, ku veçohet  Veranda e Zanave dhe Veranda e Mandarinave.

Bougainville Bay3-14

Avantazh tjetër për Sarandën, ku ka pak plazhe, është se hoteli ka plazh të vetin, gjë që jep mundësi të jashtëzakonshme për turistët, por ka edhe shumë pishina të veçanta, si nga pikëpamja e teknologjive të përdoruara, sisteme me ujë deti, po ashtu edhe nga pikëpamja e bashkëveprimit të pishinave me natyrën. Janë të gjitha horizont pools, domethënë uji kapërderdhet në kufijtë e horizontit. Po kështu, pishinat  janë vepra të mirëfillta artistike, të dizajnit dhe konceptit.

Vetë koncepti i hotelit është i një ekspozite të mirëfilltë artistike. Çdo gjë është një vepër arti; holli, korridoret, dhomat, kafazet e shkallëve, pishinat etj. Vajtja dhe ardhja në dhomë është një tur në një galeri arti, ku ti gjithë kohës ke mundësi të ndërtosh një emocion artistik, që ta bën pushimin më të bukur, apo meditimin më cilësor. “Ndërthurja që ne bëjmë midis artit dhe produktit funksional është shumë origjinale,” -thotë Arbër Perolli për dritare.net, – “dhe unë mendoj që kjo lloj arkitekture dhe dizajni hotelerik është një risi kombëtare.”

Bougainville Bay6-8

Rekreacioni sportiv në ‘Gjirin e Bukenvileve’

Arbër Perolli thotë se para 3 vjetësh, është investuar tek ‘Gjiri i Bukenvileve’ në një nga bazat më të mira të zhytjes në detin Jon. Një vlerë prej 250,000 eurosh. Çdo gjë e kompanisë Mares dhe me kompresorë për mbushjen e bombolave me një garanci shumë serioze ndërkombëtare. “Mungesa e ligjit që administron zhytjet nënujore ka penguar, por sivjet presim të tejkalohet”, pohon Arbri për dritare.net, duke ndarë me lexuesin lajmi e ardhjes në gji të një mjeshtri italian të zhytjeve, i cili do të japë mësime zhytje, duke dhënë diploma të njohura ndërkombëtarisht për zhytje në kuota të ndryshme.

Bougainville Bay7-6

Po kështu, hoteli jonë, ‘Gjiri i Bukenvileve’ është i vetmi në Sarandë që sivjet do të japë me qera biçikleta mountain bike dhe do të organizojmë ture me biçikletë në zonën e Sarandës. Gjithashtu ka kajake për udhëtime shumë interesante dhe këto janë shumë të përshtatshme për gjirin e Sarandës.

Numri i madh i sallave jep mundësi për turizëm konferencash dhe ceremonish.

‘Gjiri i Bukenvileve’, vitin tjetër do të hapë një nga SPA-të më të mira në Jon. Kjo SPA quhet ‘Hamami i Butrintit’ dhe po projektohet në bashkëpunim të ngushtë me një kompani dizajni për SPA nga Milano, e cila ka edhe famë ndërkombëtare në zhvillimet bashkëkohore në këtë fushë.

Bougainville Bay10-6-680x365_c

Avantazhi i gjelbërimit dhe fqinjërimit të mirë

Gjiri ka gjelbërim të spikatur dhe një nga turet që mund të bëhet në resort, është ai i gjelbërimit. Bukenvilet e mbjella janë 1000 copë. Dhe ato tashme janë bërë njësoj si në rivierën amalfitane, Positano etj.

Bougainville Bay4-10

Por veç gjithçkaje që ‘Gjiri i Bukenvileve’ ofron, menaxherët mburren me  bashkëpunimin shumë të mirë me komunitetin dhe bashkinë, për të prodhuar më të mirën për qytetin. “Edhe kur del nga resorti, ke mundësi të zbavitesh,” – thonë ata, duke treguar pa xhelozi se ku të shkosh dhe çfarë të bësh përreth: “Sapo del në rrugë, kemi një pastiçeri gjirokastrite në të cilën bëhen akullore dhe trileçe të papara, një hotel ngjitur e bën mishin e qengjit të shkëlqyer. Një fqinj tjetër ka supermarketin më të mirë në qytet. Hotelet e tjerë janë të gjithë bashkëpunues dhe me frymë komuniteti por t’i garantuar turistët që çdo gjë të shkojë mirë.

Pa harruar të përmendim se afër kemi edhe një vajzë nga Prizreni, e cila jep një kontribut të shquar për turizmin, duke shitur suvenire me karakter kombëtar.”

Tregimi për fqinjërimin e mirë vazhdon pafund dhe të gëzon që ‘Gjiri i Bukenvileve’ nuk ka sjellë vetëm të reja estetike në qytet, por edhe të reja mbi jetën në komunitet, pa të cilën nuk zhvillohet dot as turizmi, as qyteti./driare.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *