“Rita, Rita, Rita. Më ke nxitur të bëj diçka që kam menduar se nuk do ta bëja kurrë. Unë do të kritikoj një grua për fotot e saj topless”, kështu e nis shkrimin për prestigjozen “The Telegraph”, autorja
Ja si e vazhdon Reid shkrimin e saj:
Unë kam kaluar gjithë karrierën time duke mbrojtur të drejtën e grave për tu veshur si të duan. Unë kam krahasuar një yll pornografie me Malalën. Me pak fjalë, unë kam qenë dakord që gratë t’i nxjerrin thithkat e tyre sa më njerëzisht të jetë e mundur. Derisa unë pashë fotot e fundit të Rita Orës.
Ora u fotografua nga Terry Richardson dhe u shfaq në kopertinën e revistës Lui, me një buzëqeshje vezulluese në fytyrën e saj, teksa e mban këmishën hapur për të zbuluar gjoksin.
Para disa kohësh kolegu im i Telegraph Claire Cohen, shkroi sesi fotot topless të Madonës po godisnin në mënyrë të mrekullueshme paragjykimet kundër moshës, duke e lavdëruar këngëtaren që hoqi rrobat e saj. Dhe unë pajtohem me gjithë zemër.
Por, pse tjetër rregull për Ritën dhe tjetër për Madonën?
E pra, për ta filluar diku, së pari kur Madonna pozon topless ka një arsye. Për çdo gjë që Madonna ka bërë ndonjëherë, gjithnjë ka patur një arsye pas saj. Puthja me Britney Spears, lidhjet me burrat shumë më të rinj – ajo luftonte kundër “plakjes” dhe refuzoi të ishte e stereotipizuar.. Madonna ka qenë një udhëheqëse për gratë, për dekada të tëra.
Ora? Jo aq shumë. Shprehja e saj e vetme në mbështetje të grave të tjera ishte si mentore në X Factor.
Sigurisht, Ora nuk është e vetmja grua në biznes, e cila është tunduar të tregojë pjesën e lartme të saj. Dhe ajo nuk është femra e vetme që ka punuar me Richardson – një fotograf, i cili ka arritur të mbajë një karrierë tepër të suksesshme, pavarësisht një vorbulle të vazhdueshme akuzash rreth sjelljeve seksuale të papërshtatshme gjatë punës (të cilën ai e ka mohuar me forcë). Si Madonna edhe Miley Cyrus kanë pozuar topless të në të kaluarën.
Por, ndryshe nga Ora, unë do t’i mbroj ato deri në fund.
Lakuriqësia e Cyrus e ka një kuptim. Cyrus ka emancipuar veten e saj nga korpoorata që e kishte në pronësi, ka paketuar dhe ka shitur fëmijërinë e saj, duke hequr rrobat.
Gjoksi i Madonës është një deklaratë lidhur me mënyrën sesi ne i shohin gratë dhe procesin e plakjes. Gjoksi i Miley Cyrus është një koment për shpërbërjen e fëmijërisë.
Por gjoksi i Rita Orës? Ai është vetëm gjoks. Ajo mund ta kishte përdorur lakuriqësinë e saj për të hedhur dritë mbi një çështje të caktuar, për progresin e grave në industrinë e muzikës ose për të folur rreth imazhit të trupit në një mënyrë pozitive. Por në vend të këtyre, ajo po e bën këtë thjesht për të shitur këngën e saj të re.
Kështu Rita: Për mirë apo për keq, grushti i dyfishtë për të qenë e bukur dhe gjyqtarja në X-Factor, të ka bërë të jesh modele me një rol, që do të thotë; Ju keni një përgjegjësi ndaj grave të reja dhe vajzave.
Do të ketë njerëz që do të thonë se ju keni dhënë një shembull të keq duke pozuar topless. Unë nuk bie dakord me ta.
Unë mendoj se ju keni dhënë një shembull të keq duke nxjerrë gjoksin tuaj jashtë, pa ndonjë arsye të mirë.
Pra, deri sa ju jeni e gatshme të jepni “hua” veten, trupin tuaj dhe zërin tuaj për një mesazh, për një kauzë ose për ndonjë gjë më të rëndësishme se këngët e përsëritura pop, nxirre përsëri gjoksin. mësoju vajzave të reja diçka:
Trupi juaj është i fuqishëm dhe trupi juaj është i rëndësishëm, trupi juaj është i bukur dhe ai është e drejta juaj. Ama, për hir të Zotit përdoreni atë për diçka më të mirë, sesa duke i bërë burrat edhe më të pasur sesa janë./ (
Shume gabime drejtshkrimore shkrimi
Faleminderit Ana që je e vëmendshme. Kështu përmirësohemi më shumë
Madona paska nje arsye te vlefshme te shkoj me 20 vjecar sepse na mesoka si luftohet plaka. MIley Cyrus edhe kjo e paska nje arsye me vlere te propagandoj kurvllik neper skena se na mesoka ne si shkaterrohet femijeria e nje njeriu. Kurse RIta Ora ska asnje arsye te nxjerr gjoksin.
Shkrim sh i dobet personal i Rebecca Reid dhe asgje me shume. Justifikime te kota pse duhet ti heqesh rrobat. Llogjikim hipokrit i nje njeriu qe sdi se ku te kapet per te nxjerre veten. Hipokrizi ne maksimumin e mundur. Ne te njejten kohe qe lufton per femrat, thote perdoreni gjoksin per nje arsye, jo per te bere burrat me lek. Pra shiteni trupin tuaj kur keni nje arsye, por te jete nje arsye qe me pelqen mua vetem, per kauzat qe me duken mua te drejta, por jo per te reklamuar punen tuaj psh. Oh cme kenaqi mua kjo me kete llogjike. Eh, llogjika e nje prostitute mediatike.