Një artist muralesh dhe grafitesh në Britani, ai shënon me emrin Bansky kudo ku realizon punët e vet. Ndonëse dyshohet të jetë Robin Gunningham, është debatuar mjaft edhe nëse Banksy mund të jetë një grua ose një grup me disa artistë. Identiteti Banksy-t mbetet i panjohur, sepse mbishkrimet në rrugë cilësohen ende krim. Për shkak se shumë prej pikturave Banksy i ka realizuar në vende publike, ato janë shkatërruar ose shpesh ripikturuar ndaj nuk ka një numër të saktë të punëve të Banksy-t. Ka disa punë arti në rrugë që i atribuohet Banksy-t. Për të sjellë ndërgjegjësimin për stilin dhe rëndësinë e artit të rrugës, si një kritikë sociale, Banksy realizoi një fiilm në vitin 2010. Filmi “Exit through the gift shop” (Dil përmes dyqanit të dhuratave)u shfaq në Festivalin e Filmit Sundance dhe ngjalli interes ndërkombëtar ndaj artit të rrugës dhe mbishkrimeve si një formë e vlefshme e artit me një vetëdije moderne e sociale.
The Telegraph shkruan se artisti ka mbajtur gjithmonë emrin dhe identitetin e tij sekret, por një hulumtim i gazetave të së dielës, në vitin 2008 “zbuloi” atë që besojnë të jetë Scarlet Pimpernel-i i artit modern. Duke mbetur anonim ai ka krijuar një frymë misteri e cila e ka ndihmuar atë që të bëhet një nga artistët më të suksesshëm të brezit të tij. Pra, kush është Banksy?
CILI ËSHTË EMRI I TIJ I VËRTETË?
Kjo është ende mister. Artisti ka thënë se ai kurrë nuk do ta zbulojë identitetin e tij. Në vitin 2008, një gazetë thuhet se demaskoi Banksy-n duke besuar se ai është Robin Gunningham.
A U PROVUA KJO?
Jo tamam. Asgjë nuk është konfirmuar, as mohuar.
Por shkencëtarët në Universitetin e Londrës Queen Mary pretendojnë se kanë “pikasur” Banksy-n duke përdorur profilizimin gjeografik. Kjo teknikë zakonisht është e rezervuar për kapjen e kriminelëve serial. Ata gjithashtu sugjerojnë se Gunningham është artist.
Nëse Gunningham është artisti i pakapshëm në rrugë, çfarë dimë për të?
Gunningham është “një ish-nxënës i një hskolle publike rritur në zonat e shtresës së mesme”, ku ka qenë një artist i talentuar.
A KA RËNDËSI KUSH ËSHTË BANKSY?
Disa thonë se nuk ka. Ai po i bën një shërbim dashamirësve të artit në mbarë botën.
Ka të tjerë, si ish-Kryetari i Bashkisë së Neë York-ut, Michael Bloomberg, që pretendojnë se ai është një kërcënim për shoqërinë, pasi dëmton pronën me grafitet e tij. Puna Banksy-t është quajtur gjithashtu vandalizëm.
Sido që të jetë, ndoshta e vërteta është fshehur para syve tanë./Pasqyre.al