Gilman Bakalli: Media online është një Hiroshimë. Mustafa Nano: Liria e të shprehurit, liri për të gabuar

Debati për mediat online ditë pas dite po pushton studiot televizive, për shkak të problematikave të shumta që po ndeshen ditë pas dite në tregun tonë, i mbingopur, me të drejtën për të vjedhur çdo lajm apo prodhim të dikujt tjetër dhe duke abuzuar. Viktima ka pafund,e të parat janë vet gazetarët që po pranojnë rregullat e lojës së re.
I ftuar në emisionin e Mustafa Nanos në Tema Tv, Zululand, Gilman Bakalli pohon se do të ishte shumë mirë që të mos ekzistonte fare kjo media. I pyetur nga Nano nëse do të ishte një lajm i mirë “shfarrosja” e mediave online, Bakalli thotë Po. “Do të kthehemi në normalitet. Kemi ardhur duke iu larguar normalitet”, ka deklaruar ai duke u bërë më drastik në qëndrimin e tij.
Ai vijoi duke thënë se media online është një lloj Hiroshime. “Sot ti në komunikim arrin ta realizosh një Hiroshimë metaforike, ti shtyp një buton, një send një video intime, një artikull dhe ti nuk je në gjendje ta masësh sa jetë njerëzish ke shkatërruar atë ditë”, tha Bakalli.

Ndërsa Mustafa Nano nga ana e tij deklaroi se me shkrimet e tij edhe mund të gabojë, por sipas tij “Liria e të shprehurit është para së gjithash liri për të gabuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *