Gëzim Qendro, një humbje e jashtëzakonshme/ Nga Natasha Lako

Nga Natasha Lako

Shqiptaret sot kane humbur para kohe Gezim Qendron, nje studiues skrupuloz dhe te jashtezakonshem, nje njeri dhe nje shok per te gjithe, nje artist te talentuar te arteve pamore dhe mbi te gjitha , si rralle kush, nje njeri mendje hapur qe eksploron atje ku nje njeriu te zakonshem nuk mund t’i shkoje mendja, nje shkencetar i gjuhes vizive , nje hulumtues dhe nje mendimtar, i cili nuk e dinte se po bente edhe shoqerine shqiptare me te mencur. 

Sot me humbjen e tij, e kuptoj se me sa delikatese u ndertua gjithe jeta e nje njeriu, ne sprapsje te banalitetit dhe pakuptimesive. Dhe sa e rralle eshte kjo.
Te perdoresh heshtjen e jashtme si force, do te thote te kesh trashegimni gjithe artet vizuale boterore dhe te rivitalizosh heshtjen shume shekullore te jetes sone.
Gezim Qendro do t’i mungoje ketej e tutje seriozitetit shqiptar dhe detajezimit te nevojshmen qe i duhet njeriut per te kuptuar jeten , te cilen ai vete desheronte te na i bente me te thelle dhe me sqimtare.


E kam njohur ne fillim ne Kinostudio, te heshtur dhe te qete, gati me nje vemendje sublime,veti qe e coi drejt kerkimeve dhe zbulimeve te cilat brenda blatimit boteror kane me aq vonese edhe nje sy dhe nje kendveshtrim prej shqiptaresh. Do te mbetet ndoshta drejtuesi me i talentuar i Galerise se Arteve , ne dyert e te ciles mbriten aromat me kontemporane.
Jam e lumtur qe kam pasur fat ta njoh sado pak nga prane Gezim Qendron, djalosh dhe te burreruar, kurajoz dhe te padorezueshem , te palodhur dhe plot kujdes per te kuptuar, mirenjohees per ate cfare i dha jeta dhe familja e tij, te cilat ai se bashku dinte t’i ndertonte nen pushtetin kreativ aq te bukur.


Nje njeri me mendje te hapur do te thote, nje njeri me zemergjeresi te madhe. Shpresoj qe me intelektin e tij te kete kuptuar dhe ndjere dhe falur edhe fajet tona me te pakuptueshme.Puna dhe perkushtimi i tij i heshtur, ndoshta po aq ne heshtje korrigjojne edhe ecjen e ores shqiptare.


Stoik,mbrojtes dhe shprehes i nje kulture, qe ne nuk dime ta shfaqim. Do te vazhdoje te ne mesoje te depertojme , te zbulojme dhe te shfaqim hollesite me te vogla dhe me te zakonshme qe i japin vlere jetes dhe na bejne qe ta duam.


Eshte fat i madh te kesh pire qofte nje gote vere me Gezim Qendron. Jam e lumtur qe libri im’Kembe e duar “ka ne balle kopertinen e tij.


Gezim Qendro, iku, duke na lene mungesen e madhe. Te heshturit qe dinte te mbulonte gjithe zhurmat tona te kota, desheroj t’i them sot se bashku me gjithe miqte e mij dhe te tij faleminderit per ate trashegimni intelektuale qe le pas. 


Nje njeri qe ketij vendi i vjen vetem njehere.Ky mbetet dhe quhet Gezim Qendro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *