Gerard Depardieu kritikon “The Revenant” dhe George Clooneyn për përfshirjen në politikë

Gerard Depardiue ka kritikuar Hollivudin, filmin “The Tevenant” dhe madje edhe George Clooney-n gjatë një konference ku ka prezantuar filmin e tij të ri “Saint Amour”.

Aktori francez 67-vjeçar e ka kritikuar George Clooney-n për takimin që ai me bashkëshorten patën me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin.

“E kam parë Clooney-n të takojë Merkel. Kam frikë se shkoi keq. Është mirë që tani të jesh edhe aktor, edhe ekologjist, edhe politikan, mund të bësh çdo gjë”.

Ndërkaq, sa i takon filmit “The Revenant” ai tha se është “rehatia e kinemasë. Është ndryshe nga ajo çfarë merr nga kinemaja tani. Balta në filmin ‘The Revenant’ ishte ndoshta nxehtë dhe u ndje si parfum…” tha ai duke iu referuar raportimeve se filmi është xhiruar në kushte të vështira për aktorët. Ai kritikoi filmin ku Di Caprio(pritet të marrë OSCAR-in e parë), interpeton një banor të zonave kufitare i cili i mbijeton një ariu dhe e bën një udhëtim mbinjerëzor në shkretëtirën me dëborë.

Që prej kohës që ka marrë pasaportën ruse, Depardieu ka mbrojtur edhe politikat ruse në intervistat me mediat francize apo të tjera media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *