Përgatiti:Entela Hoxha
Marrëdhënia intime e Georgia O’Keeffe me Juan Hamilton, 58 vite më i ri se ajo, kur u mësua, qe konsideruar një skandal në botën e artit. Tani që muzeu “Tate Modern” i Londrës çel një ekspozitë retrospektive të O’Keeffe, Hamilton flet për marrëdhënien e tyre.
Juan Hamilton ishte 27 vjeç kur hyri për herë të parë në studion e izoluar të Georgia O’Keeffe në Neë Mexico. Pat shpresuar se ajo do ti jepte një vend pune. Ishte vitit 1973 dhe O’Keeffe, ishte tashmë shumë e njohur për veprat e saja: lule me ngjyra brilante dhe peisazhe të shkretëtirës. Në moshën 85 vjeçare ende ruante diçka prej bukurinë së dikurshme, bukuri të cilën bashkëshorti i saj i ndjerë, fotografi Alfred Stieglitz, e pat fiksuar dhe ekspozuar në vitin 1921- me dhjetra portrete nudo. Edhe kjo ekspozitë do të shkaktonte zhurmë. Atëkohë, Alfred Stieglitz ishte ende i martuar me një grua tjetër.
Në fillim nuk e mori në punë, e ndërsa ikte Georgia e pyti nëse ai mund të ndërtonte një arkë. Ai tha po. E bëri dhe në fun të punës, Georgia që sapo kishet humbur sekretaren e saj, mësoi se i riu dinte të përdorte makinë shkrimi dhe e punësoi.
Kur vdiq në 6 mars të vitit 1986, në moshën 98-vjeçare, ajo i la trashëgimi atij rreth 70% të një pasurie që përfshinte 65milionë dollarë në arti, mijëra negative të vlefshëm fotografish nga bashkëshorti i saj, Alfred Stieglitz, tri shtëpi të mëdha dhe llogari bankare për të cilat mendohet se shkojnë në miliona dollarë.
Tashmë në moshën 70-vjeçare, Hamilton rrëfehet për “Bazaar”: “Pati thashetheme se unë dhe Georgia ishim martuar në mënyrë sekrete. Georgia thoshte: Të gjithë artistët meshkuj mund të kenë gra të reja, por njerëzit mendojnë se është tronditëse që unë mund të kem një djalë të ri në jetën time. Ajo ishte tepër e ndejshme: ju nuk do ta besoniot se çfarë është thënë për të dhe Stieglitz-in. Ai ishte 23 vjet më i madh se ajo dhe ende i martuar me gruan e tij të parë kur ata e nisën marrëdhënien. Imagjinoni një sjellje të tillë! Duke e fotografuar atë lakuriq, e jo vetëm. Unë mërzitesha për çfarë thoshin njerëzit por ajo më thoshet: “Oh, për hir të Zotit, Juan, ç’të intereson ty se çfarë mendojnë ata? Vetëm përqëndrohu në punën tënde”. Edhe Juan ishte artist. Për herë të parë, ai e kish parë Gerogian në revistën “Life” në vitin 1968. “Në fillim me paguante me 5 dollarë në orë. Nuk ishte pagesë e madhe por sapo isha divorcuar dhe po e nisja nga fillimi. Georgia ishte gruaja më interesante që kisha njohur”. Muaj më vonë, kur ajo do shkonte në Marok e ftoi dhe Juanin. “Kemi ecur 3 mije milje. Ajo u thoshte njerëzve se isha syri dhe veshi i saj. Kur ishte me nerva nuk ishte fare e lehtë. Me kalimin e kohës u krijua një afërsi të cilën unë nuk e prisja”.
Sa i takon martesës së saj të parë juan thotë: Mendja e saj ishte e mprehtë. Kujtonte çdo hollësi të herës së parë kur ajo shkoi në galerinë e Stieglitz, çafrë tha ai, çfarë tha ajo. asaj i pëlqente të fliste për të shkuarën. Mendoj se martesa e saj me Stieglitz ishte e vështirë. Ai këmbënguli që ata të martoheshin dhe ajo ra dakord. Por ajo më ka rrëfyer se ka qarë gjithë natën para se të martohej dhe nuk mendonte se po bënte gjënë e duhur”.
Juan kujton se ajo ishte protektive dhe posesive, ashtu siç kujton se shumë njerëz i telefonin asaj për të kritkuar Juanin.
Gerogia e nxiti atë që të ndiqte skulpturën e tij abstrakte dhe në vitin 1978 ai hapi ekspozitë në Neë York, në Galerinë “Miller Robert”. “Ëarhol dhe Joni Mitchell erdhen në hapje!. Unë nuk mund ta besjoa”. Thashethemet vazhduan edhe pasi Juan u martua me një grua që e takoi në shtëpinë e Georgia-s. “Kur i thashë Georgias për Anna-Marinë ajo më tha: shumë mirë. Do të duhet dikush kur unë të mos jem më”