George dhe Amal Clooney nuk e kanë konfirmuar ende që janë në pritje të ëmbël, por prej kohësh mediat shkruajnë se Amal është shtatzënë.
Fillimisht u përfol se çifti prisnin binjakë të cilët do të vinin në jetë në mars.
Megjithatë, edhe pse nuk ka ende konfirmime, fakt është që Amal, një avokate e të drejtave të njeriut, e cila është parë gjithmonë me veshje të ngushta që nxjerrin në pah trupin e saj elegant, kohët e fundit vesh vetëm rroba të gjera.
Madje, asaj ka nisur t’i duket edhe barku, siç shihet në këto foto, kur u fotografua së bashku me bashkëshortin e saj gjatë një mbrëmjeje për promovimin e dokumentarit The White Helmets.
George, 55 vjeç dhe Amal, 38 vjeçe, u martuan para dy vjetësh në qytetin romantik Venecia./