George Clooney: Paratë që mblodha për Hillary Clinton, të turpshme!

Ndërsa Bernie Sanders e ka lavdëruar për “integritet dhe ndershmëri” mbi çështjen ylli i Hollivudit, Clooney është shprehur se “është qesharake që ne duhet të kemi këto lloj parash në politikë”.

George Clooney, i cili arriti të mblidhte një sasi të konsiderueshme parash Hillary Clinton në Kaliforni këtë fundjavë, ka deklaruar se se mbledhja e fondeve të tilla “është e turpshme”.

“Ata ju shesin ju një ëndërr”, shkruhej në pankartat kundër Clinton.

Në përgjigje të Clooney-t, Bernie Sanders kundërshtar i Klintonit, tha se e respekton Clooneyn dhe shtoi se “një nga tragjeditë e mëdha është se paraja e madhe është blerje e zgjedhjeve”

Clinton kryeson ndaj Sanders në më të shumtën e sondazheve. Çështja e mbledhjes së fondeve ka qenë një temë debati prej fillimit të fushatës.

I pyetur nga NBC-news, nëse shuma si 353,400 dollarë janë të dyshimta, Clooney tha: “Po. Unë mendoj se është një sasi e turpshme parash. Ju e dini se ka pasur disa protestues natën e kaluar dhe ata kanë të drejtë të protestojnë, ata kanë absolutisht të drejtë, kjo është një shumë e turpshme parash”.

“Një nga tragjeditë më të mëdha është se paratë e mëdha i blejnë zgjedhjet”, tha Sanders duke shtuar se :liderët e partive, nuk duhet tu përgjigjen nevojave të Wall Street dhe kontribuesve të pasur”.
“Ka diçka që nuk shkon kur pak njerëz, në këtë rast disa njerëz të pasur jaën të aftë të kontribuojnë me shumë të pabesueshme parash. Kjo nuk ka të bëjë me demokracinë, kjo ka të bëjë me oligarkinë”./ Pasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *