George Clooney kundër Akademisë: Viti i dytë që asnjë aktor me ngjyrë nuk nominohet për Oscar

thumbs_b_c_57cd7522b85169a9450b68814317a1a4Aktori George Clooney, i ka dërguar një mesazh Akademisë së Shkencave dhe Arteve Filmike (AMPAS) se po shkon në drejtim të gabuar pasi më herët u gjet në vazhdën e kritikave për nominimet lidhur me ndarjen e 88-të të çmimeve Oscar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po bëhet viti i dytë me radhë që asnjë aktor, aktore apo regjisor me ngjyrë, nuk janë nominuar në kategoritë kryesore.

“Akademia po lëviz në drejtim të gabuar. Duhet të jemi më të mirë në këtë drejtim. Kemi qenë më të mirë” tha fituesi i Oscar-it dhe i dy Globuseve të Artë.

Njëjtë si ai, edhe aktorja që luan në “Star Wars”, Lupita Nyong’o, e cila në vitin 2014 fitoi Oscar për rolin më të mirë dytësor, deklaroi se është e zhgënjyer nga “mungesa e llojllojshmërisë gjatë nominimeve”. Regjisori britanik Steve McQueen filmi i të cilit “12 Years a Slave” fitoi çmimin për filmin më të mirë, tha se aktorëve me ngjyrë, iu duhet dhënë atë që meritojnë.

Nga ana tjetër, regjisori Spike Lee dhe aktorja Jada Pinkett Smith, njoftuan të hënën se nga shkaku i nominimeve, kanë vendosur të bojkotojnë ndarjen e sivjetme të çmimeve Oscar më 28 shkurt.

Ndërkohë, kryetarja e Akademisë për Artet Filmike, Cheryl Boone Isaacs, pas kritikave të adresuara tha se “AMPAS” ka miratuar disa ndryshime në mënyrë që të nxisë diversitetin.

“Fatkeqësisht, ndryshimet nuk ndodhin dhe aq shpejtë siç kishim dëshiruar” tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *