Inva Mula, sopranoja e njohur shqiptare do të interpretojë përpunimet dhe orkestrimet e muzikantit të njohur Genc Tukiçi, në një koncert të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj së bashku me orkestren Simfonike të Nju Jorkut më 26 mars të këtij viti në NYC , një nga metroplet më të fuqishme në botë .
Lajmine ka publikuar vet pianisti dhe kompozitori i njohur, Genc Tukiçi, i cili shkruan në Facebook:
“Jam shumë i gëzuar t’ju njoftoj për koncertin e datës 26 mars 2016 në Nju Jork në Town Hall , ku sopranoja e famshme Inva Mula do interpretojë përpunimet dhe orkestrimet e mia mbi krijimet më të bukura patriotike shqiptare në një koncert të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me orkestren Simfonike të Nju Jorkut . Dëshëroj të vinë shumë, që të mund të ndajmë emocionet së bashku. Krenar që jam shqiptar”.
Town Hall në Nju Jork, ka një hapësirë me kapacitet prej 2 mijë vetësh.