Gazetarja shqiptaro-amerikane, Lidia Curanaj ka paditur ish-kryetarin e Fox News Channel, Roger Ailes, për ngacmim seksual. Roger Ailes tashmë është larguar nga televizioni të cilin e drejtoi me sukses për gati 20 vjet, po përndiqet nga një numër i madh padish. Lidia Curanaj ka paraqitur një padi diskriminimi kundër Fox News Channel. Ajo akuzon Roger Ailes se e ka ngacmuar seksualisht kur aplikoi për punë në këtë kanal. Gjatë intervistës Ailes i kërkoi që të ngrihet në këmbë dhe të rrotullohet, sepse donte “ta shihte nga mbrapa”. Ai i kishte thënë se i pëlqente ajo që kishte parë dhe gazetarja ishte larguar duke menduar se e kishte fituar vendin e punës. Pas tre muajsh e kishte ftuar për intervistë në Fox News. Pas intervistës, ai i kishte telefonuar senatorit Ball dhe e kishte pyetur: “Si është seksi me të? A është e dhënë?”. Senatori Ball e kishte përshkruar si “vajzë të mirë”, duke i dhënë sinjal se nuk ishte nga ato që ofrojnë seks. Pas kësaj, Ailes i telefonoi duke i thënë se nuk ishte gati për një kanal si “Fox News”, por që duhej ta fillonte duke kontaktuar kanalet lokale të Fox-it, në një prej të cilëve punon tani. Curanaj besoj se nuk e morën në punë sepse nuk do t’i nënshtrohej seksualisht kryetarit Ailes. Sipas BallkanWeb, refuzimi i gazetares shqiptare kishte mjaftuar që ajo mos të fillonte punë në Fox News, por në një kanal lokal të tij. Gjithashtu 38-vjeçarja shqiptare akuzon se edhe në Fox 5 ku po punon si reportere është përballur me një diskriminim të vazhdueshëm për shkak të moshës, seksit, ceneve, paraqitjs dhe kombësisë. Kjo është arsyeja thotë ajo se pse ia kanë ulur orët e punës dhe pagesën, sidomos pasi u ka thënë punëdhënësve se është shtazënë.