Gazetari australian, Xhonatan Suon fiton “Emi” për intervistën e tij virale me presidentin Donald Trump

Gazetari Australian, Xhonatan Suon ka fituar një çmim “Emi” për intervistën e realizuar me Donald Trump, gjatë të cilës nxorri zbuluar gabimet e disa prej deklaratave të ish-presidentit amerikan.

Në gusht të vitit të kaluar, korrespondenti politik i portalit të lajmeve “Axios” tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare për intervistën e tij me presidentin amerikan dhe strategjinë e tij ndaj pandemisë Covid-19.

Mimika e fytyrës së Suon gjatë intervistës me presidentin Trump tërhoqi mjaft vëmendje edhe në rrjetet sociale, duke e shndërruar atë edhe në një personazh humoristik.

Përmes pyetjeve të tij, 36-vjeçari e bëri presidentin Trump konfuz, duke e detyruar të kontrollojë vazhdimisht dokumentet gjatë intervistës, për të konfirmuar numrin real të vdekjeve në SHBA nga Covid-19.

“SHBA-të kanë numrin më të vogël në të gjitha kategoritë,” u shpreh Trump gjatë intervistës. “Ne kemi numrin më të vogël në të gjithë botë.”

Suon: “Më pak se e gjithë bota? Oh, ju po krahasoni numrin e vdekjeve në raport me rastet e zbuluara. Në fakt, unë po flisja për vdekjet në raport me numrin e popullsisë.”

Xhonatan Suon arriti sukses së pari në Australi, pasi fitoi çmimin prestigjioz “Uallas Braun” për të rinjtë në gazetari në vitin 2014. Çmimi erdhi pas ai zbuloi një sërë skandalesh në lidhje me shfrytëzimin e fondeve të taksapaguesve nga politikanët, çka çoi në ndryshimin e rregullores për shfrytëzimin e shpërbilmeve dhe shpenzimeve parlamentare. Gjykatësit vlerësuan vendosmërinë e guximshme të gazetarit.

Ceremonia e 42-të e “Çmimeve Emi për Gazetari dhe Dokumentarë” u mbajt në Akademinë Kombëare të Televizionit, Arteve dhe Shkencës në Nju Jork mbrëmjen e të martës./gazetapasqyre.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *