Gandi, fjalët e vogla të njeriut të madh, mësimet dhe akuzat si racist

“Gandi i buzëqeshi atij dhe sipas një versioni tjetër i ka folur. Burri nxori pistoletën dhe i qëlloi tri herë. Plumbat e goditën Gandin në krahëror dhe në stomak. Ai ngriti duart duart mbi kokë si në një përshëndetje dhe ra. U dërgua në Birla House dhe vdiq pas një ore. Vdiq rreth orës 5:40”.
Ky është shënimi i The Guardian më 30 janar 1948.

Emri i tij i vёrtetё ishte Mohandas Karamchand Gandhi. U lind nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948 nё Nju Delhi. Nё universitet studioi drejtësinë.

I martuar 4 herë (dy prej grave vdiqën të reja) martesën e parë e bëri në moshë shumë të re, e kujtonte si loje fëmijësh ku i vetmi gëzim ishte: të haje, të vishje rroba të reja dhe të rrije me kushērinjtë. Sot ai është një ndër emrat më të mëdhenj që frymëzojnë njerëzimin, por nuk kanë munguar akuzat se ka qenë racist ndaj afrikanëve dhe se ka detyruar vajza të reja të rrinë me të. Një tjetër akuzë e kritikë ka të bëjë me atë që Gandi ka thënë për gruan e tij. Ndërsa ka bërë njə krahasim të sajin me lopën, një pjesë e njerëzve e shohin ai vlerësim pasi lopa është e shenjtë e një pjesë tjetër si fyerje.

Fillimet

Kur u shpёrngul nё Afrikёn e Jugut, kërkoi respektimin e tё drejtave tё punёtorëve nga India qё kishin mёrguar nё Afrikёn e Jugut.
Me rikthimin e tij nё atdhe nё vitin 1914, u bё shumё aktiv në Partinë e Kongresit Kombёtar Indian duke mbёshtetur idenë se India ishte e pjekur dhe gati pёr t’u vetёqeverisur. Organizoi grupe mbёshtetёsish pёr t’u ndeshur kundёr padrejtёsisё politike dhe shoqёrore. Ndёrkaq, pёrpiqej tё vinte paqe midis indianёve dhe myslimanёve, por nё vitin 1922, anglezёt do ta arrestojnё. Dy vite mё vonë do tё lirohet nga burgu dhe pasi u tёrhoq nga jeta aktive politike, udhёtoi rreth e pёrqark Indisё pёr tё bindur tё gjithё pёr zhdukjen e traditёs sё kastave (klasё shoqёrore).

Nё vitin 1930 do ta shikojmё kryetar tё sё famshmes ‘’demostratёs sё kripёs’’, si njё shenjё proteste kundёr taksave qё kishin imponuar Anglezёt nё Indi, njё demostratё qё e pёrsёritёn me mijëra Indianё, deri nё pikёn ku kjo rrymё u kthye nё njё lёvizje shumё tё fuqishme.

Gandi u arrestua edhe shumё herё tё tjera nga Anglezёt, bёri greva urie nё shenjё proteste dhe atёherё kur problemi i pavarёsisё sё Indisё filloi tё gjente zgjidhje, u mundua pёrsёri tё pajtonte indianёt dhe myslimanёt. Por njё i ri nacionalist Indian, nё datёn 30 Janar tё vitit 1948, do ta vriste, duke ngritur mallёngjimin dhe nervozizmin e opinionit publik mbarёbotёror.
Ai ia kushtoi jetёn: pavarësisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ultëta tё popullit dhe paqes midis induistëve dhe myslimanёve.
Mësimet
Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore sa u pёrket shenjtorёve, e vendosin Gandin midis  shenjtorёve tё tyre dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma = shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte.
Gandi besonte se çdo lloj pune ka dinjitet, sidomos puna qё bёhet me duar, dhe pёr kёtё dhe ai vetё jepte shembullin duke dredhur pe. Kёtё e bёnte edhe pёr arsye praktike dhe ekonomike, domethёnё pёr luftёn kundёr papunёsisё nё dimёr por edhe pёr luftёn kundёr imponimit tё produkteve tё industrive angleze, por edhe pёr njё rikthim nё traditёn indiane nё tё gjitha fazat e jetёs.

Sa i takon nevojёs qё ka njeriu pёr vetёkontroll, Gandi besonte nё rezultatin e pёrmbajtshmёrisё seksuale, tё cilёn ai vetё zbatonte nё marrёveshje me gruan e tij. Vetёzotёrimi lartёson shpirtin. Thonte ‘’ jetojmё jo pёr tё ushqyer, pёr tё veshur dhe pёr tё llastuar trupin tonё. Kujdesemi pёr trupin tonё, nё mёnyrё qё tё jetojmё’’. Jeta fillon pasi tё pёrmbushen nevojat trupore. Atёherё kur tё gjitha pёrpjekjet kanё si qёllim trupin, shpirti fillon tё vyshket.

Ishte ndёrgjegjja e gjallё e Indisё. Kur plumbi  e plagosi, ai arriti tё thёrriste ‘’Ram, Ram’’, emrin me tё cilin ai quante Zotin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *