Ishte një natë e errët dhe me stuhi. Fëmija lindi pak pas mesnatës së 10 korrikut të vititi 1856.
“Bir i errësirës,” tha mamia, ndërsa mbante në krahë foshnjen e ndriçuar nga shkreptimat e rrufeve.
“Jo, fëmijë i dritës,” ja ktheu nëna.
Vetëm pak vite më vonë, duke përdorur një tel, dy gurë dhe një shkop, djali do të sajonte grepin e parë të peshkimit për të kapur bretkosa. Në moshën gjashtë vjeçare, ai do të ndërtonte prototipin e një pistolete duke përdorur vetëm një dru të gërryer nga brenda, një piston dhe një fitil prej kërpi. Djaloshi quhej Nikola Tesla.
Tesla: Fillesat
Shkencëtari i njohur serb u lind në Perandorinë Austriake, në fashtin Smiljan (aktualisht në Kroaci). I ati ishte prift Ortodoks dhe priste që edhe i biri të ndiqte të njëjtën rrugë. Megjithatë, djali kishte plane të tjera dhe pas infektimit nga kolera, ju betua të atit se do të luftonte për t’u shëruar vetëm e vetëm nëse do të mund të studionte inxhinieri. Pavarësisht zhgënjimit, babai pranoi dhe vetëm nëntë muaj më pas, Tesla u shërua.
Në vitin 1875 Nikola Tesla nisi studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Teknologjik të Gracit. Me nisjen e vitit të parë të shkollës, përfshirja e tij në studime shqetësoi profesorët. Njëri prej tyre i shkruajti të atit të Teslës se djali e kalonte kohën vetëm në laborator dhe thuajse kishte hequr dorë nga ushqimi dhe gjumi (vite më vonë, Tesla pranoi se flinte vetëm dy orë në ditë). Në autobiografinë e tij, Nikola Tesla përmend shqetësimet që i shkaktonin vëthët, perlat, flokët e të tjerëve, kamfori dhe pamja e pjeshkëve. Në mënyrë të pavullnetshme ai numëronte shkallët dhe gjithçka tjetër përreth, ndërsa e vetmja kënaqësi që i jepte ushqimi ishte përllogaritja e vakteve dhe enëve, të cilat do të shërbeheshin. Shuma e përsëritjeve të çdo veprimi duhet të pjestohej gjithmonë me tre.
Kur paratë nisën t’i mbarohen gjatë studimeve, Tesla filloi të eksperimentonte me kumarin. Pavarësisht lojërave me letra dhe ruletës, si inxhinier i dhënë pas orientimit në hapësirë, ai preferonte më tepër bilardon. Gjatë vitit të dytë të universitetit, ai e shpenzonte shumicën e kohës duke vënë baste e duke mposhtur kampionët vendas. Ndonëse arriti t’i përmirësonte financat, reputacioni tij si kumarxhi bëri që ta përjashtonin nga unviersiteti para se të mund të përfundonte vitin e tretë.
Tesla në Perëndimin e Egër
Shpikësi do të punonte në disa vende Europiane përgjatë gjashtë viteve të ardhshme, gjersa drejtuesi i degës franceze të kompanisë Kontinental të Tomas Edison, e bindi të emigronte në SHBA. Siç dihet, shumcia e bagazheve dhe parave ju vodhën gjatë rrugës drejt portit dhe Tesla mundi të hipte në anije vetëm sepse mbante mend saktë numrin e biletës, falë kujtesës së tij të jashtëzakonshme. Pas disa javësh udhëtim, anija mbërriti më në fund në Nju Jork në 6 qershor të vitit 1884, ndërsa Tesla ishte 28 vjeç. Thuhet se atëherë ai kishte me vete vetëm katër centë, disa poezi të tijat, skicën për një makinë fluturuese si edhe një letër nga supervizori i tij në Paris, ku ja rekomandonte të riun Tesla, Tomas Edisonit.
Me punësimin në një nga kompanitë e Edisonit, dhuntitë e Teslas nuk do të kalonin pa u vënë re. Tomas Edison ishte në krye të procesit të përshpejtuar të elektrifikimit të vendit, që nga ana tjetër kishte rezultuar në zjarre vdekjeprurës dhe viktima të shokut elektrik. Gjeneratorët shpërthenin vazhdimisht, ndërsa njerëzit kishin frikë të përdornin trolejbuset dhe anijet e kishin të pamundur të lëviznin lirshëm, për shkak të shkëputjeve të papritura të energjisë. Tesla i ofroi Edisonit ta ndihmonte në përmirësimin e dinamos, duke e bërë më të sigurtë, efikase dhe ekonomike. Përgjigjia e Edisonit ishte se, nëse serbi ja dilte, atëherë $50.000 e fituara do t’i kalonin atij. Pas gjashtë muajsh, Nikola Tesla arriti t’i përmirësonte gjeneratorët, por kur kërkoi paratë e premtuara, Tomas Edisoni ja ktheu duke qeshur se kishte keqkuptuar sensin e humorit amerikan. Në vend të kësaj, ai i ofroi një rritje rroge me $10. Po atë ditë, vizionari i ri e la kompaninë dhe vendosi të gjente fonde për të vetëfinancuar planet e tij për rrymën e alternuar.
Dhe Tesla kuptoi se kishte të drejtë
Tomas Edison mbështeste idenë e furnizimit të shtëpive me rrymë të drejtpërdrejtë, çka shkaktonte humbje të energjisë në tela, voltazh të ulët dhe mbinxehje të kabllove. Gjeneratorë duheshin vendosur çdo tri kilometra për të siguruar energji të vazhdueshme. Ndërkaq, rryma e alternuar do të krijonte mundësinë e rritjes së voltazhit në tela më të holle dhe ekonomikë si edhe mund të përshkonte me qindra kilometra pa shumë humbje.
Gjatë një udhëtimi në Budapest në vitin 1881, Nikola Tesla pësoi një krizë mbindjeshmërie shqisore. Më vonë ai përshkroi se ishte shurdhuar nga rrezet e diellit, nga zhurma e insekteve dhe trokitja e një ore dhe se toka dhe ndërtesat kishin nisur të dridheshin. Thuhet se pulsi i tij ishte nën normalen, rreth 260 rrahje në minutë. Tepër i ndjeshëm ndaj objekteve përreth, atij i duhej tani të qëndronte në errësirë, i izoluar nga dyshekë gome.
Tesla në luftë
Inxhinieri i ri u gjend në vështirësi ekonomike pak pas largimit nga kompania e Tomas Edisonit. Gjatë kësaj periudhe ai punoi si punëtor krahu, gjersa më në fund u njoh me dikë, që mundi t’i financonte projektin e rrymës së alternuar. Shpikjet e Teslas tërhoqën edhe vëmendjen e financierëve të tjerë, më të fuqishëm, si Xhorxh Uestinghaus, konkurrent i Tomas Edisonit në tregun e energjisë elektrike. Uestinghaus bleu të drejtat mbi sistemet energjitike të Teslas dhe e punësoi atë në kompaninë e tij. Tomas Edison nga ana tjetër nisi protestat, si edhe financoi një fushatë mediatike kundër sistemit të rrymës së alternuar. Ndërkaq, Uestinghaus vzgjodhi tjetër strategji. Gjatë ekspozitave dhe panaireve, Tesla i tregonte publikut pajisjet e reja dhe foquinë e sistemve të rrymës së alternuar. Ngjarja kulmore ishte ajo e ekspozitës së vitit 1893 në Çikago, gjatë së cilës Tesla shkarkoi një sasi rryme elektrike në trupi e tij për të provuar se, për sa kohë mbahej nën kontroll, rryma e alternuar nuk ishte e rrezikshme.
Fushata rezultoi në sukses për Uestinghausin, ndërsa kompania e tij siguroi kontratën për ndërtimin e gjeneratorëve në Ujëvarat e Niagarës në vitin 1893. Tesla nga ana tjetër diseznjoi impiantin hidroenergjitik më të madh të kohës, që do të funksiononte për 65 vite me radhë. Pak kohë më pas, qeveria amerikane nxorri një urdhër zyrtar për shfrytëzimin e rrymës së alternuar në procesin e elektrifikimit të vendit.
Çfarë është Tesla?
Gjatë gjysmës së dytë të jetës, Nikola Tesla deklaroi se po punonte për një pajisje të re revolucionare, e cila të bëhej publike së shpejti. Megjithatë, pajisja nuk u regjistrua e as nuk u prezantua ndonjëherë ne publik. Pas kësaj, ai deklaroi se kishte arritur me sukses transmetimin e energjisë pa tel në një distance prej 26 miljesh si edhe krijimin e një aparature për komunikim ndërplanetar. Ndërkaq, pretendimet se kishte mundur të komunikonte me Marsianët dhe me botën e të vdekure bënë që deklaratat e tij të mos merreshin seriozisht. Flitej se, pavarësisht ideve inovatore, shkencëtari kishte problem ekonomike dhe dalë ngadalë po humbte edhe kontaktin me realitetin.
Teoritë konspirative thonë se problemet psikologjike të Teslas nuk ishin tjetër veçse një fushatë diskredituese kundër tij nga shërbimet sekrete dhe korporatat. Sipas tyre, establishment nuk do që njerëzimi të përfitojnë lirisht nga shpikjet e Teslas. Pavarësisht rëndësisë, sipas këtyre teorive, shpikjet e Nikola Teslas dhe planet e tij ranë në duart e qeverisë amerikane, Bashkimit Sovjetik apo edhe truprojës së Hitlerit.
Tesla, mallkuar qofsh!
E vërteta është se pas vdekjes ne 7 Janar 1943, kontributi i Nikola Teslas në shkencë u la mënjanë për një kohë të gjatë. Vetëm në fund të shekullit të 20-të, pas dekadash heshtje, emri i tij doli sërish në kulturën e përditshme edhe më me forcë dhe, në vend të vëmendjes së studiuesve, Tesla filloi të kishte adhurues. Për të u shkruajtën libra dhe u krijuan videolojëra, të cilat e kanë bërë shpikësin pjesë të një universi të pambarim, në të cilin ai bashkëpunonë me të tjera figura historike dhe artistike si, Leonardo Da VinçI, H. P Lovkraft, Isak Njuton, etj.
Nikola tesla u rrit me letërsinë romantike serbe, që vetë do ta përkthente në anglisht. Ndërkaq, një poezi e shkruar nga miku i tij Robert Anderud Xhonson, “Në Laboratorn e Teslas,” përshkruan ambientin e zymtë dhe mbytës nën ndikimin e demonëve të fatkeqesisë, vuajtjeve dhe krimit. Në autobiografinë e tij, Tesla e përshkruan veten si një personazh Faustian në betejë me të keqen, i ngarkuar me sakrifica dhe vuajtje.
Imazhi i gjeniut romantik, krijuar nga vetë Tesla dhe riprodhuar në shtyp, do të kalonte një periudhë të fjetur përgjatë pjesës kryesore të shekullit të 20-të, për t’u kthyer në fund të tij si pjesë e industrisë së argëtimit. Ky është një rast unik i kalimit të një miti nga imagjinata kolektive e shekujve të 19-të dhe 20-të, në imagjinatën masive të shekullit të mëvonshëm, çka tregon se personazhi Nikola Tesla është në vetvete një tjetër shpikje e vetë Teslas. Në shqip për gazetapasqyre.al BJORN RUNA