Revolucioni ndodhi në Iran para se të lindja unë kështu që u rrita duke menduar “Kështu duhet të jetë- gratë duhet të duken kështu”. Por kur pashë fotot e mamsë dhe filmat gjeta një paradoks- pse ka ndryshim mes nesh dhe vajzave të vogla në vendet e tjera.
Për projektin e saj Stealthy Freedom, fotografja Marinka Masseus ka udhëtuar në Iran ku gratë janë të detyruara të vënë ferexhe.
Seria e fotove më të cilat gratë hedhin në ajër ferexhenë është realizuar në Teheran në një apartament.
“Kam duartrokitur të drejtën e çdo gruaje për të vënë hixhabin nëse zgjedh ta bëjë”, thotë Masséus. “Por shumë gra iraniane e urrejnë arë- e shohin si simbol shtypjeje”.
Ajo është prekur nga kontrasti mes shtypjes së regjimit dhe grave moderne që ka takuar. “Ato të gjitha më thanë të njëjtën gjë: ne kemi dy fytyra, një për botën jashtë që të jemi të sigurta dhe një brenda”.