Tri ditë-netë me muzikë nga Shqipëria, Greqia, USA, UK, Italia, Indonezia, Maroku, etj në festivalin më të ri të muzikës dhe trashëgimisë “Fustanella Festival”, një “kthim tek rrënjët”.
Më 19 maj Gjirokastra mirëpret festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. Kështu në kuadër të “Fustanella Festival” do të festohet duke kujtuar fustanellën një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve. Një nga elementët më të bukur që estetika e lartë e popullit shqiptar ka imponuar në të kaluarën, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe te fqinjët jugorë dhe në të gjithë rajonin ballkanik e deri në oborret mbretërore të Lindjes së Mesme. Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të perdoret si flamur për atë çfarë na bashkon dhe jo çfarë ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet, por e jetuar në modernitetin e një bote globale.
“Fustanella Festival” do të zhvillohet në Kalanë dhe Qendrën Historike të qytetit muze të Gjirokastrës, “Pasuri botërore e njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO.
Skena e Festivalit do të jetë më e madhe se sa thjesht arena e Kalasë. Qyteti do të jetë pjesëmarrës edhe me një skenë tjetër në Qafë Pazar, ku do të ndodhin ngjarje kulturore , në bashkëpunim me Bashkinë, Qarkun dhe Prefekturën si dhe me Drejtorinë Rajonale te Kulturës.
Gjirokastra bëhet gati për një festë pa kufij të muzikës. Me pjesëmarrjen e:
Robert Bisha – një kompozitor, multi-instrumentist dhe një improvizues në piano i një gjenialiteti të rrallë. Muzika e tij mund të përkufizohet si contemporary music me thekse Avant-Gard Jazz.
Në këtë projekt ai bashkëpunon me një nga grupet frymore më të famshme te world music, Fanfara Tirana dhe Albanian Iso-Polyphonic Choir. Kompozimet e tij janë qeliza te muzikes shqiptare te shkruara në nje Mingus way dhe që tingëllon si Charlie Haden Liberation Orchestra por e kercyeshme si një dasme ballkanase. Pas triumfit në Lion të Francës gjatë koncertit të tyre të parë së bashku, dhe koncertit ne Kaba 2.0 Festiv.al në Korçë në vitin 2016, ky është koncerti i tretë se bashku. Albumi I tyre pritet të dale në vitin 2018.
Të tjerë të ftuar janë : Redi Hasa&Maria Mazzotta, dy artistë që vijnë nga Italia. Maria Mazzotta është një nga zërat më të spikatur në atë që quhet muzika ëorld-music apo etno e Puglias! Ajo studioi piano dhe harpë në Konservatorin Lecces. Studioi gjithashtu, polifoni dhe të kënduarin tradicional të Salentos: këtë pjesë të vogël të tokës, ku, komunitetet italiane, greke dhe shqiptare jetojnë së bashku prej shekujsh. Ajo takohet me Redi Hasa një violonçelist shqiptar që luan me disa nga artistët më të rëndësishëm në botë, mes të cilëve veçojmë bashkëpunimin e tij me Ludovico Einaudi. Së bashku, ata krijojnë një duo që ofron një imersion në kujtesën e traditave evropiane Jugore: një xhevahir të virtuozitetit, elegancës dhe emocionit.
Gjithashtu do të ketë muzikë nga Filastine&Nova (US/Indonesia) , Transglobal Underground (UK),The River Voices (AL), Sazet e Permetit (AL), etj. Ky festival realizohet me mbështetjen e Ministrise se Kulturës se Shqipërisë.