Ra dielli ne Malavire
Qisi Çelua në Harilë
Për të shkretën Pajgorile
Për të shkretën Pajgorile
Mu te pusi i Sulejmanit
pusi e Çelo Mezanit
aman, aman
pusi e Çelo Mezanit
Kur na ra martinë e parë
Çeloua na ktheu surranë
aman, aman
Çelua na ktheu surranë
Kur na ra martinë e ditë
Çelua gremisi sytë
aman, aman
Çelua gremisi sytë
Kur na ra martinë e tretë
Çeloua u vra me të vërtetë
aman, aman
Çelua u vra me të vërtetë
Vanë nënës e ja thanë
Neko mira vdes në shkallë
aman, aman
Neko mira, vdes në shkallë
Çelonë te kanë vrarë
Mos më thoni këtë fjalë
se Çelon e kam të gjallë
aman, aman
Çelon e kam të gjallë
hakun ç’e le pa marrë
40 veta për një djale
aman aman
40 veta per nje djale