Francezët nuk janë si italianët/ Hollande anulon drekën me Rouhanin, pasi nuk pranoi kërkesën për ushqim”hallall”

rouhaniUshqimi duket se po bëhet problem për takime të rëndësishme liderash botërorë. Sidomos në kohët që jetojmë, e aq më tepër kur çështje të tilla përzihen me fenë dhe jo thjesht me ndryshimet kulturore.

Pasi italianët mbuluan skulpturat nudo, e hoqën verën nga tavolinat për të mos fyer Presidentin iranian  Hassan Rouhani, francezët kanë reaguar krejt ndryshe.

Një vakt i dytë mes presidentit francez dhe atij iranian në Paris u anuluar pasi Franca refuzoi të hiqte verën nga menuja.

Rouhani  ishte planifikuar të hante një drekë me Hollande në një restorant në Paris të enjten, por kjo u anulua për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi pijet që do të shërbeheshin.

Francezët këmbëngulën të shërbejnë ushqim tradicional dhe verë, por iranianët kërkuan një vakt hallall për të përmbushur zakonet myslimane. Ligji islam e ndalon konsumimin e alkoolit.

Zyra e Hollande bëri me dije se përgatitja e ushqimit “hallall”u kundërshtua, pasi kjo ishte kundër vlerave republikane të Francës. ( Pasqyre.al)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *