Tenori shqiptar Saimir Pirgu ka marrë vëmendjen e France24 e cila ka shkruar që ai ka performuar në skenat më të mëdha ndërkombëtare: La Scala në Milano, Metropolitan Opera në New York ndërsa tani vjen me Requiem për Verdin në La Philharmonie në Paris. Ai ka folur për Clovis Casali si superyjet Luciano Pavarotti dhe Placido Domingo kanë zbuluar talentin e tij dhe kanë plotësuar ëndrrat më të mëdha. Pirgu ka folur edhe për marrëdhënien e tij me publikun dhe se si ai ka zgjedhur këngët për albumin “Il mio canto”.