Çmimi “Njeriu i vitit” jepet që nga viti 1927 nga revista “Time” në SHBA. Këtë vit, revista ka përzgjedhur Donald Trumps i “Njeriun e vitit” për ç’arsye, ka shpërthyer nje debat.
Në përgjigje të kësaj një nga drejtuesit e saj, ka deklaruar se përzgjedhja është bërë për shkak të ndikimit që ai ka pasur dhe se kjo nuk është një vlerësim për Trump. Edhe vetë presidenti i zgjedhur amerikan nuk e ka pritur me ndonjë entuziasëm, madje ai ka përmendur edhe emra të tjerë që e kanë marrë.
Në fakt, revista ka zgjedhur përgjatë viteve: burra, gra, ide, pajisje, zhvillime që “për mirë apo për keq, kanë ndikuar në ngjarjet e atij viti: nga Gandi te Roosevelt, nga Papa Françesku te Hitleri por nuk kanë munguar as Zukenberg, Merkel, Obama, Putin, Bill Gates, Presidenti Bush, Rudi Giuliani, Jeffrey Bezos, Kenneth Starr e Bill Clinton, Papa Giovanni Paolo II, Paqebërësit – Yitzhak Rabin, Nelson Mandela, Frederik W. de Klerk e Yasser Arafat; Bill Clinton, më 1989 Michail Gorbaciov, Ronald Regan, më 1979 Ayatollah Khomeinin, Jimmy Carter, Mbretin Faisal, Martin Luther King, Winston Churchill.