Foto të rralla të një martese të vitit 1948, në të cilën, nusja dhe shoqërueset e nuses, kanë tronditur kur janë paraqitur të gjitha të veshura me pendë gjeldeti; e gjitha kjo sipas idesë së vetë nuses.
Për festën e dasmës së vitit 1948 të Barbara Orr Ehrhart, e gjithë kjo ka qenë një ide entuziaste, e ky, nuk është një skenar filmi, në fakt, ka qenë një dasmë reale. Më 9 shkurt 1948, Revista “Life” ka botuar një material me titull “LIFE shkon në një Dasma me pendë gjeldeti”, e gjeldeti ka qenë “temë” e dasmës në tërësi, jo vetëm pendët e rrobave, por edhe menuja ishte me gjeldeti, madje, shoqërueset e nuses mbanin në duar gjeldeti.
Ehrhart kishte një magjepsje të veçantë ndaj atyre puplave, e për vite me rradhë, i kishte përdorur ato në pëlhura, si edhe për të bërë kapele e sende të tjera.
Gjysmë shekulli më parë se Lady Gaga të shkelte në tapetin e kuq me fustanin e saj famëkeq prej mishi, Ehrhart kishte shfaqur krijimet e saja me pupla shpendësh.