FOTOT/ 12 imazhet e mjerimit, dhimbjes, dashurisë dhe epshit

Fiona Macdonald ka përzgjedhur për “The Guardian” 12 imazhe që sjellin jetën: dhimbjen, dashurinë, epshin, pasionin, vdekjen, kujtimet, fëmijërinë, marrëdhënien prind-fëmijë, njerëz me aftësi të veçanta.
Imazhet e realizuara nga fotografë profesionistë, janë të njohura ose pak të njohura, janë çaste lumturie a trishtimi dhe janë realizuar e publikuar ndër vite.
Fëmija nga Christopher Anderson (Rio de Janeiro, Brazil, 2009), epshi dhe pasioni të Wayne Miller (Chicago, SHBA, 1947), Janis Joplin në një çast interpretimi nga Paul Fusco (San Francisko, SHBA, 1968), bukuria e gruas nga Teherani nga Newsha Tavakolian (Tehran, Iran, 2010), inimiteti në shtëpinë e njerëzve nga Bieke Depoorter (USA, 2011), një lutje që lidhet me Artur Miller nga Inge Morath (Pamplona, Spanjë, 1954), dhimbja për humbjen e nënës nga Chris Steele-Perkins (Northampton, Britani, 2000), marrëdhënia mes nënës dhe birit fotograf nga Guy Le Querrec (Cap d’Antibes, Francë, 1956), vajza afgane në duart e të atit nga Steve McCurry (La Esperanza, Kolumbi, 2004); fëmija në lavaman në një ditë të nxehtë vere nga Stuart Franklin (Anglesey, Britani, 1996); një nënë me dy fëmijët e saj me aftësi të veçanta nga Moises Saman (Port-au-Prince, Haiti, 2005) dhe në fund imazhi i quajtur “Adaami dhe Eva” nga Dennis Stock (Kaliforni, SHBA, 1968). (Pasqyre.al)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *