Një sërë projektesh shkencore të miratuara së fundmi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, synojnë që përgjatë këtij viti në zgjerimin e gërmimeve arkeologjike, përmes të cilave do të përfitohet informacion i ri mbi qytetet antike dhe sitet arkeologjike të vendit tonë, duke rritur mundësinë për vizitueshmërinë e tyre përgjatë sezonit turistik.
Këtë listë projektesh të reja e ka publikuar në Facebook-un e saj ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila pasi radhit projketet shkruan se “këto projekte kërkimore në fushën e Arkeologjisë janë me interes jo vetëm për studiuesit e Institutit të Studimeve Arkeologjike, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor”, një ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës.
Këto do të jenë disa nga stacionet kërkimore dhe kulturore të stinës së diellit që po afron, përfundon Kumbaro.
Projektet:
– qyteti antiko-mesjetar i Kaninës,
– vijimi i gërmimeve në Antigone,
– kërkime në ishullin e Maligradit në Prespë
– varri monumental në qytetin antik të Klosit
– gërmime arkeologjike në kastrumin e Paleokastrës në Gjirokastër
– gërmime n Finiq dhe n Butrint
– ndërtimi i hartës nënujore të Bregdetit,
– sondazhet arkeologjike në zonën e Nivicës
– rikthimi në format 3D i Bylisit,
– gërmimet në fortifikimet prehistorike të luginës së Shkumbinit dhe në vendbanimet prehistorike në Skrapar
– gërmimet rreth kishës paleokristiane në Hot të Malësisë së Madhe
– studimi i qytetit ilir të Zgërdheshit
– projekti i Durrësit mesjetar, fortifikimet e Dukajve në luginën e Vjosës,
– por edhe rizbulimi pafund i Amantias,
– i kalasë së Drishtit,
– i gërmimeve në kalanë e Shkodrës,
– vijimi i gërmimeve në Orik
Në këtë listë vlen të përmenden disa prej prjekteve të reja, si psh: “Ekspeditë përnjohëse në qytetin antiko – mesjetar të Kaninës dhe në zonën e Vjosës”, “Paleokastra”, “Kalaja e Pecës në Kukës” “Gërmime arkeologjike dhe valorizim turistik i kishës paleokristiane në fshatin Hot (Malësi e Madhe)”, etj., te cilat qëllimeve shkencore e studimore, synojnë kthimin në destinacione turistike të disa prej monumenteve, kështjellave dhe siteve arkeologjike të vendit tonë.