FOTO të rralla që shfaqen për herë të parë nga Mbretëria e harruar e Sikkim-it

Dyzet vjet më parë, Sikkim u ankesua zyrtarisht nga India. Prej atëherë monarkia e dikurshme ka luftuar për të ruajtur karakterin e saj tradicional.

Pema Abrahams shkruan në “Foreign policy” se më 9 prill 1975, ushtria indiane sulmoi dhe mundi “Rojet Sikkim” një forcë e vogël ushtarësh që i përkiste mbretërisë me 200 mijë banorë. Ishte manovra e fundit nga një seri të tillash nga New Delhi duke filluar prej vitit 1973 që donte të merrte kombin e vogël himalian që gjendej mes Tibetit dhe Indisë.

Rojat Sikkim u mundën shpejt ndërsa monarku sikimez u arrestua. Një muaj më pas u bë zyrtare: Sikkim i deklarua shteti i 22-të i Indisë. Aneksimi i Sikkim ishte kulmimi i disa dekadave pasigurie për mbretërinë që ia kishte dalë mbanë të ruante pavarësinë gjatë periudhës së “Rajit britanik” por po pqrballej me disa tensione me Indinë e pavarur.

Megjithatë Sikkim e ruajti karakterin tradicional: kulturën sikimeze që endet mes traditave budiste. Në dekadat e fundit disa valë të suksesshme emigrimi në Nepal dhe Indi kanë reduktuar praktikat tradicionale dhe banorët indigjenë i kanë kthyer në minoritet në tokën e tyre. Dyzet vite pas aneksimit vetëm gjurmë kanë mbetur nga kjo mbretëri me histori e kulturë unike. Imazhet që shihni janë të papublikuara më parë dhe i takojnë arkivave private dhe atyre të familjes mbretërore.

Koleksioni që përfshin imazhe prej vitit 1875, perfshin edhe anëtarë të familjes mbretërore. Fotografitë tregojnë portrete familjare nga jeta në pallat por edhe dokumentojnë trajektoren historike të Sikkim nga autonomia e mbretërisë himaljiane deri tek një shtet tjetër i Indisë./ Pasqyre.al

002003004005006007008009010011

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *