Ndonëse ajo duhet të ishte ngjitur sot në skenë pasi do të merrte pjesë në operan “Carmen”, aktorja Tinka Kurti po e shijon shfaqjen si spektatore. Në disa foto të LSI shihet se Kurti qëndron në rreshtin e parë mes të ftuarve, pranë ministres së Kulturës Mirela Kumbaro.
Shkak i këtij vendimi është bërë gjendja e saj shëndetësore, pasi aktorja 3 ditë më parë doli nga spitali. Kujtojmë se kjo është dalja e parë publike e saj pasi doli nga spitali në datën 27 janar.
Ajo qe shtruar me urgjencë të martën me 23 janar, për shkak të një infeksioni pulmonar. Pas katër ditësh e shtruar, ajo ka lënë sot spitalin dhe është kthyer në shtëpi. Opera “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës do të shfaqet duke nisur nga sot, deri në 31 janar dhe, 2 dhe 3 shkurt.