Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, Luftar Paja, Ema Andrea, Gazmend Paja, Elia Zogu (Zaharia), Sadush Ylli, Karafil Shena, etj Janë të gjithë së bashku, të gjithë në një film. Krejt ndryshe e kaq të ngjashëm. Të shdnërruar për hir të roleve, më flokë ndyrshe, me pamje ndryshe, por po ata. Nga sheshxhirimet, ata vijnë të transformuar. “Yjet” e së ardhmes” është titulli një filmi artistik me metrazh të plotë, i cili prodhohet nga MultiMediaStudio “Nositi” – Film & TV Production.
I konceptuar si një komedi muzikore romantike, filmi kombinon karakterin sensibilizues të mesazhit të tij me atë argëtues. Duke qenë në vetvete një himn i dashurisë për jetën, ndryshe nga pëpjekjet paraardhëse të trajtimit të kësaj teme në kinematografinë shqiptare, me qasjen e vet sa të kthjellët aq edhe optimiste ndaj temës, ai paraqet një trajtesë thellësisht origjinale të njërës prej marrëdhënieve më të rëndësishme të komunitetit tonë.
Dhjetëra artistë dikur të suksesshëm, jetojnë të harruar dhe jo rrallë në luftë për ekzistencë. Tranzicioni i stërzgjatur, lufta midis brezave dhe superioriteti i brezit të ri, bazuar kryesisht në shfrytëzimin e mungesës së rregullave dhe mungesës së sistemit të vlerave, ka bërë që artistë cilësorë të mbeten jashtë tregut dhe vëmendjes së shoqërisë.