Daton që nga Epoka e Gurit dhe përbën një nga vendbanimet më të hershme të njeriut, që ende është i banuar.
Sassi di Matera në Itali është një qytet mjaft i veçantë, 9 mijë vjeçar, i cili mbrohet nga UNESCO.
Ky qytet gjendet në jug të Italisë dhe është mjaft i frekuentuar nga turistët.
Qyteti është i gdhendur në shkëmbinj, ku shumë njerëz jetojnë ende në shpella të ndërtuara që në Epokën e Gurit.
Në pamje të parë, Sassi duket si një grumbull i kasolleve prej guri, të cilat krijojnë një mesazh mahnitës, por pas banesave piktoreske fshihen histori mijëra vjeçare. Top Channel