Foto magjepsëse nga taracat e orizit 2000 vjeçare në Filipine, ”çudia e tetë e botës”

Banaue është një komunë në provincën Ifugao në Filipine, e njohur për tarracat e saj të jashtëzakonshme të orizit, të cilat shpesh quhen “çudia e tetë e botës”.

Këto tarraca janë ndërtuar para më shumë se 2000 vjetëve, ndërsa  vendasit edhe sot e kësaj dite e kultivojnë orizin në to, në mënyrën tradicionale, Ifugao.

Tarracat e orizit në Banaue janë të njohura  edhe si shkallët që shpien për në qiell.

Ato janë ndërtuar në shpatet kodrinore, pjerrësia e të cilave arrijnë deri në 70% dhe asnjë prej tyre nuk është më e gjerë së 2 metra, shkruan revista Bordo.

Tarracat e orizit në Banaue mbulojnë 10.360 kilometra katrorë të shpatinës kodrinore.

Këto tarraca, që shtrihen “aq sa syri mund të shoh”, janë të gdhendura në kodrat e pyllëzuara dhe malet në një lartësi mbidetare prej 1500 metrash.

Ujitja e tyre bëhet njëlloj si në kohën kur ato janë bërë: uji i shiut i mbledhur në rezervuarët në majë të kodrës përmes kanaleve shpërndahet nëpër tarraca.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *