Rrethinat gri të shumë qyteteve evropiane janë vite dritë larg nga idealet e bukurisë së Rilindjes që frymëzuan arkitekturën dhe artin mbi të cilin janë bazuar e ndërtuar qytetet më të mëdha italiane. Pak hapa larg qendrave mbresëlënëse, përballesh me ndërtesa gri që nuk kanë të bëjnë me pjesën tjetër të qytetit.
Rikthimi i bukurisë së qyteteve ku jetojnë së bashku arkitektura e bukuria janë qëllimi i Patrick Commecy, një artist rruge në Francë. Vite më parë ai nisi projektin ‘a-Fresso’, në bazë të të cilit është pikturimi i mureve të pallateve kryesisht në Francë, Itali e Zvicër.
Arti i tij niset nga pikturat e rilindjes e ato baroke me qëllimin që prezantimi artistik t’u japë qytetarëve hapësira bukurie. Fasada të tëra bëhen kështu skena të jetës së qytetit ku banorët më përfaqësues shfaqen në skena karakteristike. Pallatet tani ajnë më të bukura dhe plot ngjyra. Muralet e Commecy-t dhe skuadrës së tij janë një zgjidhje e zgjuar për të përmirësuar pa ndryshuar pamjen e qytetit.
Më herët edhe një tjetër artiste ka bërë të njëjtën gjë. Ajo quhet Julien Malland, por që njihet me emrin Seth Globepainter, sepse arti i saj është pikturimi i i muraleve të mëdha dhe shumëngjyrëshe në muret e jashtme dhe në ndërtesa gri që ngjajnë si shkatrrina, në të gjithë botën. Zakonisht, Seth bën portrete fëmijësh në ngjyra të gjalla dhe shpesh bashkëpunon me artistë lokalë për të mësuar më shumë në lidhje me realitetin dhe për të kontekstualizuar veprat e saj.
Aktive që nga vitet ‘90, artistja pariziene ka botuar dy libra që tregojnë artin e saj me fotografi të veprave. Libri i fundit, titulli i të cilit është ‘Extramuros’, përmbledh tri vite “pikture globale”, periudhë gjatë së cilës ka krijuar në Indi, Kinë, Meksikë, Indonezi dhe Vietnam.
(Burimi: “VANILLAMAGAZINE.IT”/ Në shqip Pasqyrë.al)