FOTO/ Kur Fatos Arapi nderohej me çmimin prestigjioz “Golden Wreath Medal”

Kjo foto e poetit të njohur Fatos Arapi është realizuar në Strugë, në vitin 2008, menjëherë pas marrjes së çmimit poetik Golden Wreath Medal.

Një vlerësim, i cili nuk ka marrë vëmendjen e duhur në revistat kulturore të vendit.

Ky festivali ka vlerësuar me çmim  disa nga figurat më të shquara letrare në botë, duke përfshirë  fitues të Çmimit Nobel për Letërsinë si Joseph Brodsky, Eugenio Montale, Pablo Neruda dhe Seamus Heaney, anëtarin e parë afrikan të Akademisë Franceze Léopold Sédar Senghor i cili ishte edhe President të Senegalit, laureatinTed Hughes, WH Auden i cili konsiderohet nga shumë si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20 -të dhe shumë të tjerë.

Një pikë interesi është se festivali shpesh shpërblente poetë të huaj që konsideroheshin disidentë në vendet e tyre, përfshirë për shembull poetin e internuar rus Joseph Brodsky, poetin kilian Pablo Neruda, amerikanin Allen Ginsberg, sovjetikun Bulat Okudzhava dhe shumë të tjere.

Në kujtim të laureatëve, Parku i Poezisë me tabela përkujtimore kushtuar secilit prej tyre u krijua pranë Qendrës Kulturore të Strugës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *