Këte javë, 27 gazetarë nga 11 vende të botës, përfshirë këtu Rusinë, Gjermaninë, Italinë, Belgjikën, Kinën dhe Serbinë, vizituan për herë të parë Palmirën e Sirisë të çliruar para pak kohe nga terroristët e ISIS-it.
Korrespondentët dhe operatorët e televizioneve të ndryshme, si dhe gazetarët e mediave të shkruara, u njohën me punën e xhenierëve rusë për çminimin e pjesës historike dhe lagjeve të tjera të Palmirës. Gjithashtu, shfrytëzuan mundësinë për të biseduar me ushtarët rusë dhe për t’u takuar me qytetarët vendas.