FOTO/ Brenda Muzeut Dioqezan në Shkodër: Si u ruajt Shën Rroku i murosur gjatë komunizimit!

Muzeut i ri dioqezan është hapur vetëm para pak kohësh, pranë Famullisë së Shën Shtjefnit në Shkodër. Një muze, i cili nuk vizitohet vetëm nga besimtarët por edhe nga shumë turistë, të cilët përmes objekteve të ekspozuara kanë mundësinë të njohin historinë e këtij qyteti dhe ndikimin e katolicizmit përgjatë 2000 viteve në këtë zonë të Shqipërisë.
Një vend të veçantë në muzeun dioqezan zë shfaqja e objekteve të ruajtuara nga banorët gjatë valës së egër të komunizmit kundër fesë. Ato janë marrë nga zona të thella si Zadrima, Dukagjini zona e Nënshkodrës, Shllaku etj. Çdo objekt i ekspozuar në këtë muze, pavarësisht përmasava apo gjendjes në të cilën ka mbërritur aty mban me vete jo veç faktet e një kohe të shkuar, por mbi të gjitha shpirtin e atyre që kanë besuar dhe janë sakrifikuar në emër të atij besimi.
Një nga objektet e veçanta të ekspozuara në muze është edhe statuja prej druri e Shën Rrokut. Bashkë me gjysmëbustin e Shën Kollit, historia e këtyre sendeve është edhe më e veçantë, për mënyrën sesi janë fshehur.  Këto sende  janë murosur në muret e shtëpive për t’i shpëtuar sekuestrimeve, djegieve apo shkatërrimeve gjatë procesit të ateizimit të Shqipërisë. Pas rënies së komunizimit kanë qenë vet banorët, të cilët i kanë dorëzuar këto objekte pranë Kishës. Aty ku ne sot, përtej gjithçkaje arrijmë të ndjejmë kalvarin e vuajtjeve dhe frikës që ka shoqëruar besimtarët gjatë asaj periudhe të errët, kur shqiptarët u shpallën ateistë. / ( Fotot, janë pronë intelektuale e Pasqyre.al)

objekte3

objekte

qendrisma

fotopto

diqeza

diozea 1

dioqeza 4

dioqeza 3

dioqeza 2

deshmi pagezimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *