Përgjatë një udhëtimi me anije që do të niset nga Anglia për në Amerikë, udhëtim që do të nis më 9 gusht dhe do të zgjatë për tre javë do të dalin në ankand sende të aktores së famshme Marilyn Monroe .
Një tufë e flokëve të saj do të dalë në shitje dhe sipas parashikimeve pritet që të shkojnë deri në 8 mijë dollarë.
Në këtë ankand pritet të shiten edhe gjëra të tjera të Monroe që e kanë karakterizuar nëpër filma të ndryshëm, duke përfshirë edhe fustanin që e ka veshur në filmin “Some Like It Hot”, ku pritet që shuma e blerjeve të arrijë deri në 600.000 mijë dollarë./ATA