Fate Velaj, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i njohur si piktor e fotograf, sot ka promovuar librin e tij, romanin “Kreuztanne”.
Mes shumë miqëve e kolegëve, i ftuar ka qenë edhe shefi i qeverisë, i cili në fjalën e tij nuk ia ka kursyer lavdet Fates. Vet Velaj ka shkëputur këtë pjesë nga fjalimi i Ramës, të cilën e ka postuar në Facebook. Kryeministri quan vet Faten, krijimin më të bukur të Fate Velaj.
CITATI I DITES:
“…krijesat me te bukura dhe me te realizuara te Fates nuk jane as pikturat, as fotografite dhe as shkrimet e Fates. Krijesa me e bukur e Fates eshte vete Fate Velaj”
EDI RAMA – nga fjala gjate promovimit te romanit tim “kreuztanne” 25 mars 2016, shkruan Velaj në Facebook.
Kryeministri Rama njihet për fjalimet e tij gjithë batuta, por për Fate Velajn duket se këto fjalë kanë qenë të qëlluara.