Fjalët e fundit të Bujar Lakos: Nëse jeton pasi ke vdekur, je njeri i madh

Foto e fundit e postuar nga ai

“Unë mendoj se ka vetëm një formë të madhështisë për njeriun.

Në qoftë se një njeri mundet të ngushtojë hendekun mes jetës dhe vdekjes. Nënkuptoj me këtë, se ai mundet të jetojë edhe pasi ka vdekur, e atëherë, ndoshta ai do të ishte një njeri i madh.

Për mua i vetmi sukses, e vetmja madhështi, është pavdekësia”.

Kjo frazë e aktorit amerikan James Dean, ka qenë një ndër postimet e fundit të aktorit Bujar Lako në “Facebook”, në datën 20 dhjetor.

Vetëm pak ditë para ndarjes nga jeta, ai duket sikur e ka parandjerë fundin.

Aktori i mirënjohur është përcjellë dje për në banesën e fundit në Sharrë.

Homazhet pakminutëshe u mbajtën në shtëpinë e tij pranë rrugës “Myslym Shyri” siç kish dëshiruar aktori.

Ai nuk kish dashur të përcillej nga teatri po nga shtëpia ku u nda nga jeta, të hënën në orën 8:30 të mëngjesit.

Në varrimin e tij, morën pjesë kolegë, miq e të afërm, e mes të tjerash edhe kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *