Tiri, fituesi i edicionit të pestë të “The Voice Albania” ka realizuar tre vite më parë një këngë kundër Kryeministrit aktual Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Në një bashkëpunim me këngëtarin e ndjerë, Dr.Flori, ata sollën këngën “Zemërthyeri”. Videoklipi risillte në vëmendje skenat e 21 janarit, duke shprehur në këtë mënyrë revoltën kundër aleancës Meta-Rama. Citynews